23.2 C
Tiranë
Monday, August 17, 2026

“Monika ka dashur të jetë njëshi”,Grida Duma analizon situatën e çiftit Meta-Kryemadhi

Mbrëmjen e djeshme në hyrje të “Top Story-t”, Grida Duma bëri një analizë të thelluar mbi situatën aktuale të çiftit politik Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi.

Duma vuri në dukje se ky çift politik, që ka pasur një ndikim të madh në skenën politike shqiptare, ndodhet tani në një moment të rëndësishëm. Ajo theksoi rolin e Ilir Metës si një “Kingmaker”, një figurë që ka ditur të lundrojë mes pushtetit të majtë dhe të djathtë, duke përcaktuar shpesh balancën e pushtetit. Duma argumentoi se ky lundrim ka krijuar dinamika të veçanta brenda Partisë së Lirisë (ish-LSI), me tensione dhe intriga të brendshme.

Në analizën e saj, Duma ngriti pyetjen nëse Monika Kryemadhi ka aspiruar të jetë liderja kryesore e partisë dhe jo thjesht bashkëshortja e Ilir Metës. Ajo spekuloi mbi ambiciet e Kryemadhit për të tejkaluar Metën politikisht dhe për të qenë një figurë e rëndësishme në politikën shqiptare, në mes të dy partive kryesore. Sipas Dumës, mbetet për t’u parë nëse Kryemadhi mund të arrijë këto ambicie pa mbështetjen e Metës.

Ka aq shumë pyetje që mund të ngrihen në raportet e krijuara tashmë mes politikës, jetës së brendshme të këtij çifti dhe realitetit të tyre brenda personales dhe brenda jo personales, në publike. Është një primetime politik i cili meriton një analizë për atë që deri më sot ka qenë forca Kingmaker. Ilir Meta ishte përcaktuesi i pushtetit si majtas dhe djathtas, ka ditur të lundrojë mirë, por pa dyshim në këtë lundrimi të mirë mes shpesh shumë pushtetit dhe shumë rrallë jo pushtetit, kanë krijuar në fakt edhe rrymat të Monikës apo të Ilirit.

Ka pasur brenda Partisë së Lirisë sot LSI-së së djeshme, ato hallkat dhe zinxhirët që luftonin dhe gërryenin nga brenda që në dy partitë e tjera të mëdha njiheshin si intriga të zakonshme brenda llojit, a është thënë ndonjëherë në vitet e fundit që në fakt Monika ka dashur të jetë njëshi dhe jo dyshi në parti politikisht dhe a ka dashur përtej Ilir Metës që ta tejkalojë atë politikisht dhe të jetë një prima dona e politikës në mes të dy partive politike, do të arrinte dot këtë pa Ilir Metën, apo nuk do ta arrinte dot dhe s’po e arrin dot.

Duma përfundoi se ky çift politik duhej të ruante ekuilibrin mes jetës private dhe asaj publike, dhe se në betejën aktuale përballë SPAK-ut, ata duhet të qëndronin të bashkuar.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Aksidentoi për vdekje 7-vjeçarin në Elbasan, lirohet nga burgu producenti Petrit Bozo

0
Producenti Petrit Bozo, i cili akuzohen se aksidentoi për vdekje një 7-vjeçar në Elbasan, është liruar nga paraburgimi pas vendimit të Gjykatës së Apelit. Gjykata...

29 vatra zjarri në 24 orë, 11 ende aktive/ Ministria e Mbrojtjes: Ja zonat...

0
Ministria e Mbrojtjes ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 29 vatra zjarri në të gjithë vendin, ndërsa 11...

Kurti: “President konsensual për të shmangur zgjedhjet e reja, jam gati të takohem me...

0
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se Lëvizja Vetëvendosje është e gatshme të zhvillojë diskutime me partitë e tjera për zgjedhjen...

Rikthehen në duart e policisë 3 piktura me vlerë mbi 9 milionë euro, të...

0
Tre vepra arti me vlerë totale mbi 9 milionë euro, të vjedhura në mars nga Fondacioni Magnani Rocca në Mamiano di Traversetolo, pranë Parmës,...

Aksident në Durrës, përmbyset Hyundai Tucson që po dërgonte një vajzë në spital

0
Një automjet tip Hyundai Tucson është përmbysur në një nga rrugët kryesore të Durrësit, teksa po lëvizte në drejtim të Spitalit Rajonal. Ngjarja ka ndodhur...