22.5 C
Tiranë
Wednesday, April 29, 2026
spot_img

Shpërthimi në Sarandë: Dyshime për atentat me eksploziv, polumbarët gjejnë copa metalike në det

Një shpërthim i fuqishëm ndodhi mbrëmjen e djeshme rreth 100 metra larg Portit Detar në Sarandë, i cili dyshohet të jetë shkaktuar nga një eksploziv. Polumbarët, duke kërkuar në thellësinë e detit pranë vendit të ngjarjes, kanë gjetur copa metalike që mendohet se i përkasin një mjeti lundrues ku mund të ketë qenë viktima. Megjithatë, ende nuk është përcaktuar saktësisht lloji i mjetit lundrues.

Dyshimet lidhur me ngjarjen janë ngritur pasi besohet se viktima ndodhej në një mjet të vogël dhe ndoshta artizanal lundrues afër Portit Detar. Shpërthimi ka ndodhur mbi sipërfaqen e ujit, dhe forca e shpërthimit ka bërë që ekspertët të mendojnë për përdorimin e eksplozivit. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:00, gjatë ndeshjes Shqipëri – Spanjë, kur vëmendja e publikut ishte në ndeshje.

Sipas burimeve konfidenciale, viktima është parë nga dy të huaj që po lundronin me një gomone të vogël drejt jahtit të tyre të ankoruar. Ata e kanë pyetur nëse kishte problem, por viktima u përgjigj “Jo”. Pak sekonda më pas u dëgjua shpërthimi, i cili u shoqërua me zjarr, tym dhe zhurmë, duke tronditur gjithë qytetin.

Megjithëse viktima ende nuk është identifikuar, burime të besueshme kanë konfirmuar se ai është shtetas shqiptar dhe jo i huaj, siç u mendua fillimisht. Autoritetet vazhdojnë hetimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes dhe për të identifikuar përgjegjësit e mundshëm.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Takimi në SPAK/ Klodian Braho pret ministren austriake Anna Sporrer: “Qëllimi është të forcohen...

0
Kreu i SPAK, Klodian Braho, ka zhvilluar një takim në ambientet e institucionit me ministren e Drejtësisë së Austrisë, Anna Sporrer. Vizita e Sporrer në...

Horoskopi ditor, e Mërkurë, 29 Prill 2026

0
♈ Dashi Duhet të ngadalësosh ritmin dhe të mendosh para se të veprosh. Sot vlen më shumë strategjia sesa nxitimi. ♉ Demi Je në kulmin e energjisë...

Parashikimi I motit, e Mërkurë, 29 Prill 2026

0
Më 29 prill 2026, moti në Shqipëria paraqitet i ngrohtë dhe kryesisht i qëndrueshëm, me kushte pothuajse verore në pjesën më të madhe të...

Dosja “Pepa”/ 69 mln euro pasuri të dyshuara nga trafiku i kokainës, si funksiononte...

0
Detaje të reja kanë dalë nga dosja hetimore ndaj grupit kriminal të drejtuar nga Jetmir Pepa dhe vëllezërit e tij, të cilët dyshohet se...

Britani / Arrestohet një 30-vjeçar shqiptar, dyshohet për sulm seksual ndaj një të miture

0
Një ngjarje e rëndë është raportuar në Mbretërinë e Bashkuar, ku autoritetet kanë arrestuar shtetasin Ershad Kurtaj, i dyshuar për përfshirje në një rast...