17.4 C
Tiranë
Sunday, June 14, 2026

Gazetari i ERT-së arrestohet në Greqi për dhunë ndaj partneres

Një gazetar i njohur është arrestuar në Greqi pasi akuzohet se ka dhunuar barbarisht partneren e tij, gjithashtu kolege në fushën e gazetarisë. Mediat fqinje raportojnë se gazetari i ERT-së është kapur nga policia në zonën e Pireut, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj saj.

Partnerja e tij ka denoncuar se ka qenë viktimë e rrahjeve të ashpra pasi ka kërkuar të ndahen, duke pësuar lëndime të rënda, përfshirë frakturë në fytyrë. Ajo ka paraqitur një padi në Departamentin për Ballafaqim me Dhunën në Familje në Omonia.

Reagimi i ERT-së ka qenë i menjëhershëm, duke pezulluar kontratën e gazetarit deri në zbardhjen e çështjes në drejtësi. Gazetari pritet të dalë para prokurorit mëngjesin e së mërkurës për t’u përballur me akuzat.

ERT ka lëshuar një njoftim zyrtar ku konfirmon pezullimin e tij nga detyra: “Sapo ERT u informua për një incident të dhunës në familje nga një punonjës me kontratë në ERT ndaj partnerit të tij, gjithashtu punonjës me kontratë në kompani, i pezulloi kontratën autorit të dyshuar deri në zbardhjen e çështjes dhe vendosjen e drejtësisë.”

Emri i gazetarit nuk është bërë ende i ditur në media.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Nuk e njoh Yll Limanin, por kjo që po ndodh është e neveritshme”, Rama...

0
Kryeministri Edi Rama ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale lidhur me situatën e krijuar pas thirrjeve për bojkot ndaj këngëtarit Yll Limani,...

Eliverta Çapi emërohet në krye të Drejtorisë së Taksave dhe Tarifave Vendore në Vlorë

0
Bashkia e Vlorës ka emëruar Eliverta Çapin në krye të Drejtorisë së Taksave dhe Tarifave Vendore. Çapi merr drejtimin e një prej drejtorive më të...

Trup i pajetë i mbështjellë në qese pranë kampit të Iranit në Botëror, vijojnë...

0
Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Tijuana-s në Meksikë, pranë kampit stërvitor të kombëtares së Iranit, ku autoritetet kanë gjetur një trup...

“Vetëm një top mbeti në çanta”/ Skandal para Botërorit 2026, Kombëtarja e Anglisë viktimë...

0
Kombëtarja angleze e futbollit është përballur me një situatë sa kaotike, aq edhe të turpshme, vetëm pak ditë përpara debutimit në Kupën e Botës...

Me pranga nga Spanja në Shqipëri, ekstradohet Eralbi Breçani

0
Djali i ish-zv.drejtorit të Policisë së Tiranës përballet me SPAK, akuzohet për trafik droge dhe pastrim paras Është ekstraduar gjatë ditës së sotme nga Spanja...