21.5 C
Tiranë
Monday, August 17, 2026

Junts propozon njohjen e Kosovës si Shtet: Debatet nisin në Parlamentin e Spanjës

Eduard Pujol Bonell, nga Grupi “Bashkë për Kataluninë” (Junts), ka prezantuar pikën për njohjen e Kosovës në Parlamentin e Spanjës. Ai theksoi se Kosova duhet të njihet për shkak të statusit të saj si shtet demokratik dhe sovran.

Junts propozon që Qeveria spanjolle të njohë Republikën e Kosovës si shtet të pavarur. Por ne po pyesim edhe se kush prej ju është pro njohjes së Kosovës. Ne kërkojmë nga ju të tregoni pjekuri dhe maturi në këtë çështje dhe të zbatoni bindjet demokratike tuajat,” tha Bonell para deputetëve.

Ai gjithashtu shtoi: “Shteti i spanjoll duhet ta njohë Kosovën, sepse Kosova është shtet legal dhe demokratik që e shpalli pavarësinë e vet. Drejtësia nuk duhet të jetë një mjet pazari. Ku është Palestina? A po flasim për këtë drejtësi?”

Në anën tjetër, deputetja socialiste nga partia e kryeministrit Sanchez, Obdulia Tbaoadela Alvarez, theksoi se pozicioni i Qeverisë së Spanjës për mosnjohjen e Kosovës është i njohur dhe nuk ka ndryshuar.

Spanja mbanë pozicionin e saj mosnjohjes për Kosovën,” tha ajo, duke shtuar se Spanja angazhohet për një zgjidhje të konfliktit mes Kosovës dhe Serbisë përmes dialogut të lehtësuar nga BE-ja.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Aksidentoi për vdekje 7-vjeçarin në Elbasan, lirohet nga burgu producenti Petrit Bozo

0
Producenti Petrit Bozo, i cili akuzohen se aksidentoi për vdekje një 7-vjeçar në Elbasan, është liruar nga paraburgimi pas vendimit të Gjykatës së Apelit. Gjykata...

29 vatra zjarri në 24 orë, 11 ende aktive/ Ministria e Mbrojtjes: Ja zonat...

0
Ministria e Mbrojtjes ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 29 vatra zjarri në të gjithë vendin, ndërsa 11...

Kurti: “President konsensual për të shmangur zgjedhjet e reja, jam gati të takohem me...

0
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se Lëvizja Vetëvendosje është e gatshme të zhvillojë diskutime me partitë e tjera për zgjedhjen...

Rikthehen në duart e policisë 3 piktura me vlerë mbi 9 milionë euro, të...

0
Tre vepra arti me vlerë totale mbi 9 milionë euro, të vjedhura në mars nga Fondacioni Magnani Rocca në Mamiano di Traversetolo, pranë Parmës,...

Aksident në Durrës, përmbyset Hyundai Tucson që po dërgonte një vajzë në spital

0
Një automjet tip Hyundai Tucson është përmbysur në një nga rrugët kryesore të Durrësit, teksa po lëvizte në drejtim të Spitalit Rajonal. Ngjarja ka ndodhur...