7.5 C
Tiranë
Saturday, December 6, 2025
spot_img

Detaje të reja mbi vrasjen e Shqiptarit në burgun grek të Koridhalos

Mediat greke kanë zbuluar detaje të reja nga vrasja e shqiptarit Alfons Doçi në burgun grek të Koridhalos. 35-vjeçari, i dënuar përjetë për një vrasje të dyfishtë, u godit me thikë nga Xhilian Halili, shoku i tij i qelisë, një shqiptar me të cilin kishte pasur një njohje të vjetër.

Të dy së bashku u arratisën në vitin 2018 gjatë transportimit nga një burg në tjetrin. Arratia zgjati vetëm 48 orë, pasi u vunë sërish në pranga nga policia greke. Sipas hetimeve, sherri mes dy shqiptarëve nisi për shkak të një mosmarrëveshjeje mbi temperaturën e kondicionerit. Fjalët e ashpra që shkëmbyen me njëri-tjetrin u shndërruan në grushte. Në një moment, 42-vjeçari me nofkën “Niko” rrëmbeu një thikë kuzhine dhe goditi Alfons Doçin disa herë.

Nga përleshja u plagos edhe një i dënuar tjetër, Altin Vokrri nga Gjakova e Kosovës. Ai mori një goditje në shpatull dhe ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Zyrtarët e burgut gjetën edhe armën e krimit, thikën e kuzhinës me të cilën u krye vrasja.

Viktima Alfons Doçi ishte i dënuar për dy vrasje. Në vitin 2017, ai vrau një biznesmen në Atikën Perëndimore gjatë një grabitjeje. Pak kohë më vonë, ai vrau një grua gjatë një tjetër grabitjeje. Edhe autori, Xhilian Halili, është i dënuar për vrasjen e një shqiptari në 2011-ën në Peloponez, vrasje e porositur nga një kriminel grek. Viktima ndodhej në shoqërinë e djalit të tij, 2-vjeçar, por Halili nuk nguroi ta qëllonte me thikë në fyt, duke i marrë jetën.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

U plagos nga bashkëmoshatari , ndërron jetë 15-vjeçari Erion Boba, pas 10 ditësh lufte...

0
Ka ndërruar jetë në spital 15-vjeçari nga Durrësi, Erion Boba, i cili u plagos rëndë me thikë nga një bashkëmoshatar pak ditë më parë....

Arsenal armësh dhe drogë në makinë: Policia e Tiranës arreston dy persona, njëri me...

0
Policia e Tiranës ka finalizuar një operacion të suksesshëm ndaj armëmbajtjes pa leje dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, duke vënë në pranga dy shtetas....

Arrestohet 50-vjeçari shqiptar që vrau bashkëshorten në Itali – u gjet i plagosur rëndë,...

0
Nazif Muslija, 50-vjeçari shqiptar nga Maqedonia e Veriut, i akuzuar për vrasjen e bashkëshortes së tij, Sadjide Muslija, është vënë në pranga nga autoritetet...

Horoskopi ditor, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Dashi Dita sjell energji të mira për punët praktike. Do ndihesh më i/e fokusuar dhe i/e vendosur. Në marrëdhënie, komunikimi bëhet më i drejtpërdrejtë dhe...

Parashikimi i motit, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Shqipëria do të përballet me kushte tipike dimri — mot i ftohtë, me vranësira dhe reshje të mundshme, sidomos në zonat e ultësirës dhe...