23.6 C
Tiranë
Monday, June 15, 2026

Ngjarje në Selanik: Plagoset me armë zjarri 26-vjeçari, zbardhen dy autorët e dyshuar

Policia greke ka zbardhur një ngjarje të ndodhur më 5 nëntor 2023 në Halkidonia të Selanikut, ku u plagos me armë zjarri 26-vjeçari grek Dimitriou Sampri. Pas hetimeve intensive, policia ka identifikuar dy autorët e dyshuar të ngjarjes: Altin Ibrahimi, 41 vjeç, dhe Edmir Semanjaku, 38 vjeç.

Ngjarja ndodhi për shkak të mosmarrëveshjeve mes Semanjakut dhe Samprit. Gjatë marrjes në pyetje, Ibrahimi ka deklaruar se ka përdorur armën për të goditur në tokë dhe jo drejt 26-vjeçarit, ndërsa Semanjaku ka pranuar vetëm praninë në vendin e ngjarjes.

Policia gjithashtu sekuestroi një automjet BMW në pronësi të Altin Ibrahimit, i cili kishte shërbyer për t’u larguar nga vendi i ngjarjes. Altin Ibrahimi ka precedentë të rëndë penalë; në mars të vitit të kaluar u kap në Thermi të Selanikut me 1 kg 62 gram kokainë dhe paraqiti një dokument të falsifikuar me identitetin e Dyonisios Vlahos. Gjatë kontrollit të banesës së tij u gjetën 3 peshore, 5640 euro dhe dokumenta false, ndërsa në mjetin e tij u sekuestruan 2 celularë.

Gjatë verifikimeve, Ibrahimi rezultoi në kërkim me urdhër arresti nga Prokuroria e Athinës për organizatë kriminale, falsifikim dhe dëshmi të rreme. Ai gjithashtu ishte arratisur nga një burg në Francë në maj të vitit 2016, ku ishte arrestuar për trafik droge. Altin Ibrahimi ka precedentë penalë në Greqi për organizatë kriminale, falsifikim, dëshmi të rreme, grabitje, vjedhje të rëndë, zjarrvënie dhe mbajtje të armëve pa leje.

Edmir Semanjaku gjithashtu rezulton me precedentë penalë në Greqi.

opennews.al

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor , e Hënë, 15 Qershor 2026

0
♈ Dashi Dita ju gjen energjikë dhe të vendosur. Është moment i mirë për të marrë iniciativa dhe për të çuar përpara projektet personale. Në...

Parashikimi I motit, e Hënë, 15 Qershor 2026

0
Për 15 qershorin, vendi pritet të ketë mot kryesisht të kthjellët dhe të ngrohtë, tipik për mesin e muajit qershor. Dielli do të dominojë...

“Nuk e njoh Yll Limanin, por kjo që po ndodh është e neveritshme”, Rama...

0
Kryeministri Edi Rama ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale lidhur me situatën e krijuar pas thirrjeve për bojkot ndaj këngëtarit Yll Limani,...

Eliverta Çapi emërohet në krye të Drejtorisë së Taksave dhe Tarifave Vendore në Vlorë

0
Bashkia e Vlorës ka emëruar Eliverta Çapin në krye të Drejtorisë së Taksave dhe Tarifave Vendore. Çapi merr drejtimin e një prej drejtorive më të...

Trup i pajetë i mbështjellë në qese pranë kampit të Iranit në Botëror, vijojnë...

0
Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Tijuana-s në Meksikë, pranë kampit stërvitor të kombëtares së Iranit, ku autoritetet kanë gjetur një trup...