Dy turistë francezë mbetën të bllokuar në mesnatë në fshatin Pavar për shkak të një defekti në automjetin me të cilin eksploronin zonën.
Pas njoftimit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Përmet ndërhynë për t’ju ofruar ndihmë.
Turistët u lokalizuan dhe u transportuan nga shërbimet e Policisë në hotelin ku ishin akomoduar, në Këlcyrë, në gjendje të mirë shëndetësore.
Gjithashtu, automjeti i tyre u transportua.