33.6 C
Tiranë
Sunday, August 16, 2026

Dështimi i Bashkimit Europian për takimin e përbashkët mes Kurtit dhe Vuçiçit

Tentativa e Bashkimit Europian për të organizuar një takim të përbashkët mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka dështuar. Pas përfundimit të raundit të parë të takimeve dypalëshe, ishte paralajmëruar mbajtja e një takimi të përbashkët mes dy liderëve, por një takim i tillë nuk u zhvillua.

Përfaqësuesi i lartë për politikë të jashtme dhe siguri të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, dhe i dërguari i BE-së për dialog, Miroslav Lajçak, zhvilluan takime të ndara me Kurtin dhe Vuçiçin. Në pamundësi për t’i ulur në një tavolinë të përbashkët bisedimesh, Lajçak dhe Borrell nisën raundin e dytë të takimeve bilaterale me secilin lider.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, deklaroi për mediat në Bruksel se nuk u takua me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, pavarësisht se një takim i tillë ishte paralajmëruar nga Bashkimi Evropian.

Nuk ka pasur takim me Kurtin sepse Kurti nuk ka dashur apo nuk ka guxuar, pyeteni atë të më takojë dhe të bisedojmë. Besoj se do të mësoni më shumë për këtë nga evropianët,” tha Vuçiç.

Ai shtoi se është kthyer tri herë në takimet me Borrell dhe Lajçak, të cilët ia kanë përcjellë mesazhet e Kurtit, të cilave ai i është përgjigjur. Vuçiç e vlerësoi korrektësinë e takimeve me ndërmjetësit evropianë dhe i konsideroi “të suksesshme” takimet në Bruksel, duke thënë se gjatë tyre është diskutuar për gjithçka që lidhet me Kosovën dhe zbatimin e marrëveshjeve. Ai njoftoi se kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë do të vazhdojnë bisedimet javën e ardhshme.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Aksidentoi për vdekje 7-vjeçarin në Elbasan, lirohet nga burgu producenti Petrit Bozo

0
Producenti Petrit Bozo, i cili akuzohen se aksidentoi për vdekje një 7-vjeçar në Elbasan, është liruar nga paraburgimi pas vendimit të Gjykatës së Apelit. Gjykata...

29 vatra zjarri në 24 orë, 11 ende aktive/ Ministria e Mbrojtjes: Ja zonat...

0
Ministria e Mbrojtjes ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 29 vatra zjarri në të gjithë vendin, ndërsa 11...

Kurti: “President konsensual për të shmangur zgjedhjet e reja, jam gati të takohem me...

0
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se Lëvizja Vetëvendosje është e gatshme të zhvillojë diskutime me partitë e tjera për zgjedhjen...

Rikthehen në duart e policisë 3 piktura me vlerë mbi 9 milionë euro, të...

0
Tre vepra arti me vlerë totale mbi 9 milionë euro, të vjedhura në mars nga Fondacioni Magnani Rocca në Mamiano di Traversetolo, pranë Parmës,...

Aksident në Durrës, përmbyset Hyundai Tucson që po dërgonte një vajzë në spital

0
Një automjet tip Hyundai Tucson është përmbysur në një nga rrugët kryesore të Durrësit, teksa po lëvizte në drejtim të Spitalit Rajonal. Ngjarja ka ndodhur...