Për shkak të reshjeve të dendura të shiut, tregu i fruta-perimeve në qytetin e Fushë-Krujës u përmbyt shpejt.
Pusetat u bllokuan dhe situata u bë problematike në disa prej rrugëve të tregut.
Punonjësit e njësisë së Administratës së Ndërtimeve dhe Mbrojtjes (ADM) po angazhohen në pastrimin e pusetave dhe po përpiqen të normalizojnë situatën.