13.5 C
Tiranë
Monday, November 25, 2024
spot_img

Debati në Parlament: Skandali në Spitalin “Onkologjik” ndezi përplasjet mes Mazhorancës dhe Opozitës

Skandali në spitalin “Onkologjik” ndezi debate të forta dje në Parlament. Kryetari i Grupit të PD-së, Gazment Bardhi replikoi ashpër me zv/kryeministren Belinda Balluku, të cilën e quajti përfaqësuese të krimit të organizuar në qeveri. Shkak për përplasjen u bënë deklaratat e Ballukut se falë PS-së u realizua reforma në drejtësi dhe se tani po veprohet kundër të korruptuarve. “Reforma në Drejtësi është bërë nga PS, keni qenë aty dhe se bëtë kurrë dhe nëse sot drejtësia është duke vënë në vend të drejtën e qytetarëve, është për shkak të asaj reforme dhe transparencës që ka krijuar PS dhe qeveria. Këto historitë me ministrat që duhet të largohen, ju mund ta kërkoni, por ministri do vazhdojë se po e bën punën mirë,” tha Balluku.

Por gjatë debatit, Bardhi akuzoi Ballukun se ka çuar paratë e shtetit tek kompanitë e krimit të organizuar dhe e quajti atë të përfshirë në korrupsion.

Ajo gjezdis botën me lekët e shqiptarëve, na tregon ajo drejtësinë neve. Një përfaqësuese e krimit të organizuar, na flet për drejtësinë. Ke ti fytyrë të përmendësh drejtësinë?! Ti (Belinda Ballukut) je përfaqësuese e krimit të organizuar në qeveri,” tha Bardhi.

Opozita Sulmon Mazhorancën

Jo vetëm Bardhi, por edhe deputeti i PD-së, Dashnor Sula, kritikoi mazhorancën duke thënë se në burg janë njerëz të mazhorancës dhe jo të opozitës.

Na ndërprisni rrogën, mandatin, por jo të na prisni fjalën. E ke bërë modë kryetare. Po të jetë fjala për procedurë, duhet të respektohet. Po institucionet e tjera të Shqipërisë, qeverisë, a kanë një procedurë? Kush është procedura? Është parandalimi, i abuzimit, i vjedhjes, i korrupsionit. Më gjeni një rast kur është bërë një parandalim. Ma gjeni një rast të vetëm?! Sa për drejtësinë që flitet këtu, kush i ka në burg njerëzit, kunetërish, baxhanakët, apo të afërmit, juve apo ne?” tha ai.

Zhupa dhe Mziu Denoncojnë Abuzimet me Kompanitë Telefonike

Nga ana tjetër, deputetja e PD Ina Zhupa, nga foltorja e Kuvendit, denoncoi abuzimet me kompanitë telefonike. Ajo u shpreh se dy kompanitë bien në dakordësi për të vendosur çmimet njësoj.

Një temë sensitive për qytetarët duke qenë se kemi këtu drejtuesin e AKEP, lidhet me tarifat e kompanive celulare. E para ka të bëjë me hakerimin që i ndodhi ‘ONE’, të dhënat që u zhdukën dhe u vunë në përdorim të të tretëve nga ky përdorim, mungesa e shërbimit tek përdoruesit nuk mori përgjigje nga AKEP. Në përgjigje ju i thoshit klientëve që ju si përdorues mund t’i drejtoheni gjykatës ose na sillni ankesa neve. Nuk ka nevojë t’ju sjellin ankesa sepse afera është e madhe, gjendja dihet nga të gjithë, kur ndërprerja e sinjalit ishte bërë e vazhdueshme. Dhe ju duhet të kishit marrë masat e nevojshme për të vënë gjoba, për të monitoruar. Dy kompanitë organizohen me njëra tjetrën dhe i kanë çmimet njësoj, i rrisnin çmimet në mënyrë të koordinuar, i kanë paketat njëlloj,” tha ajo.

Po ashtu, deputeti demokrat Xhelal Mziu ngriti shqetësimin për dyfishimin e çmimit nga kompanitë telefonike. “Ky fenomen nuk ishte pak vite më parë sepse kishim 4 kompani konkurruese, kishim edhe telefoninë fikse. Ajo se çfarë ka ndodhur vitet e fundit është për shkak të duopolit midis këtyre dy kompanive. Kujtoj që para disa viteve të lusnin për të shkuar tek një kompani celulare, të ofronin tarifa konkurruese. Sot është e kundërta. Në dallim nga vendet e tjera të BE dhe rajonit ku ulja e tarifave është në mënyrë permanente. Mjafton të shkosh në çdo lagje të kryeqytetit dhe në qytete të tjera ka pafund raste të ankimimit sepse nuk respektojnë kontratat. Kemi dyfishim të çmimit dhe përgjysmim të shërbimit ndaj qytetarëve,” tha ai.

Alarm për Shkëputjet e Energjisë Elektrike

Gjithashtu, ndërprerja e energjisë më 22 qershor është ngritur si shqetësim në Kuvend nga deputeti i PD Luan Baçi, i cili u shpreh se shkëputja e energjisë po ndodh në mënyrë të vazhduar dhe nuk mbahet asnjë përgjegjësi.

Sipas tij, ministrja e Energjitikës është duke u marrë me plane të tjera. “Shkëputjet e energjisë elektrike po kthen në një problem në vend. Në bregdet kishte shkëputje të gjata të energjisë dhe të shkëputjes me ujë para disa ditësh. E ndërprisni energjinë sa herë të doni dhe pa paralajmëruar. Jemi në fillim të sezonit veror dhe ende nuk kemi dëgjuar një plan nga zonja ministre për përballimin e konsumit të energjisë për shkak të rritjes së konsumit edhe nga pushuesit. Sigurisht që zonja ministre me shefin e madh po bëjnë të tjera plane, atë të blerjes së energjisë me çmime tepër të larta për të justifikuar, pse jo edhe pagesat që kryhen në këtë situatë emergjente,” tha ai. Për deputetin, abuzimet me tenderat në sektorin e energjitikës kanë arritur nivelet më të larta.

Të dhënat nga thesari i shtetit dëshmojnë se në këtë sektor abuzimet me tenderat ka arritur në nivele alarmante. Të gjitha tenderat e OSHE në sektorin e IT nga viti 2018 deri më sot fitohen nga 3 kompani në intervale që luhaten nga 97 deri në 99 për qind të fondit limit që kap shumën e 16 mln euro. Energjitika është një nga sektorët me gropën e zezë të korrupsionit të qeverisjes,” tha ai.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT