33.6 C
Tiranë
Saturday, August 15, 2026

Aksidenti në Tiranë: Mjeku Edmond Gashi arrestohet pas shkeljes së masës së sigurisë

Vihet nën hetim 22-vjeçari Egi Sorra, pronar i një lokali në afërsi të liqenit të Kasharit. Mësohet se mjeku Edmond Gashi, theu arrestin shtëpiak duke shkuar tek lokali i 22-vjeçarit.

Sorra ka fshehur DVR-në me pamjet filmike nga momenti kur lokali i tij u frekuentua nga Gashi me qëllimin për ta mbrojtur.

Nën hetim është vënë edhe Gashi për veprën penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”.

Njoftimi i Policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 kanë referuar materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për shtetasin E. G., 47 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”, dhe për shtetasin E. S., 22 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”. Shtetasi E. G. ka thyer shkelur masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, duke dalë jashtë banesës, ndërsa shtetasi E. S. ka fshehur DVR-në me pamjet filmike nga lokali ku ka qëndruar shtetasi E. G. Materialet i kaluan Prokurorisë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Aksidentoi për vdekje 7-vjeçarin në Elbasan, lirohet nga burgu producenti Petrit Bozo

0
Producenti Petrit Bozo, i cili akuzohen se aksidentoi për vdekje një 7-vjeçar në Elbasan, është liruar nga paraburgimi pas vendimit të Gjykatës së Apelit. Gjykata...

29 vatra zjarri në 24 orë, 11 ende aktive/ Ministria e Mbrojtjes: Ja zonat...

0
Ministria e Mbrojtjes ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 29 vatra zjarri në të gjithë vendin, ndërsa 11...

Kurti: “President konsensual për të shmangur zgjedhjet e reja, jam gati të takohem me...

0
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se Lëvizja Vetëvendosje është e gatshme të zhvillojë diskutime me partitë e tjera për zgjedhjen...

Rikthehen në duart e policisë 3 piktura me vlerë mbi 9 milionë euro, të...

0
Tre vepra arti me vlerë totale mbi 9 milionë euro, të vjedhura në mars nga Fondacioni Magnani Rocca në Mamiano di Traversetolo, pranë Parmës,...

Aksident në Durrës, përmbyset Hyundai Tucson që po dërgonte një vajzë në spital

0
Një automjet tip Hyundai Tucson është përmbysur në një nga rrugët kryesore të Durrësit, teksa po lëvizte në drejtim të Spitalit Rajonal. Ngjarja ka ndodhur...