16.5 C
Tiranë
Friday, May 1, 2026
spot_img

Ministria e Drejtësisë nisi kërkesën për ekstradimin e Durim Bamit nga Dubai

Ministria e Drejtësisë ka nisur dje zyrtarisht kërkesën për ekstradimin e Durim Bamit tek autoritetet e Emirateve të Bashkuara Arabe. Kjo kërkesë është dërguar në rrugë shkresore dhe elektronike. Ministria e Drejtësisë ka marrë njoftim nga Ministria e Jashtme se kërkesa dhe dosja për Bamin janë marrë në dorëzim nga pala arabe.

Më datën 2 qershor të këtij viti, Durim Bami u shoqërua nga Policia në Dubai, pasi ishte i shpallur në kërkim në kuadër të operacionit “Revansh”.

Operacioni “Revansh” dhe Konfliktet Kriminale

Sipas SPAK, në qendër të grupeve kriminale ishte ai i të shumëkërkuarit Ervis Martinajt, i cili ishte në aleancë me grupin kriminal që vepronte në qytetin e Lezhës të drejtuar nga ish-deputeti Arben Ndoka. Në zonën e Fushë-Krujës vepronte grupi i Durim Bamit, i cili ishte në konflikt të hapur me grupin e Martinajt dhe Ndokës.

Grupi i Bamit bëri aleancë me një grup kundërshtar të Martinajt që drejtohej nga Leonard Duka dhe Fatmir Hyseni, persona me precedentë të theksuar kriminal me qëllim vrasjen e Martinajt dhe Ndokës dhe anëtarëve të tjerë të këtyre grupeve kriminale.

Ndihma nga Brenda Paraburgimit

Në ndihmë të grupeve kriminale të drejtuara nga Ervis Martinaj dhe Arben Ndoka, vijnë edhe shtetasit Emiljano Shullazi dhe A.Avdylaj, që edhe pse në kushtet e paraburgimit, ndihmojnë në realizimin e vrasjes së Durim Bamit.

Hetimet dhe Grupet e Përfshira

Hetimet kanë evidentuar ekzistencën edhe të një grupi tjetër kriminal të drejtuar nga Edison Reçi. Ky shtetas, me qëllim hakmarrje, ka organizuar vrasjen e Preng Gjinit. Nga njoftimi i SPAK është evidentuar dhe përfshirja në ngjarjet kriminale e një ish-deputeti, Arben Ndoka, dhe katër punonjësve të policisë: drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë, Henerigert Mitri, efektivët e RENEA-S, Altin Morina dhe efektivi me iniciale A.P.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Enjte, 30 Prill 2026

0
♈ Dashi Ngadalëso ritmin dhe fokusohu te cilësia. Vendimet e menduara sot japin rezultate më të mira se veprimet e shpejta. ♉ Demi Je në qendër të...

Parashikimi I motit, e Enjte, 30 Prill 2026

0
Më 30 prill 2026, moti në Shqipëria paraqitet i ngrohtë dhe kryesisht i qëndrueshëm, me karakteristika pothuajse verore. Gjatë ditës priten kthjellime të gjata dhe...

Takimi në SPAK/ Klodian Braho pret ministren austriake Anna Sporrer: “Qëllimi është të forcohen...

0
Kreu i SPAK, Klodian Braho, ka zhvilluar një takim në ambientet e institucionit me ministren e Drejtësisë së Austrisë, Anna Sporrer. Vizita e Sporrer në...

Horoskopi ditor, e Mërkurë, 29 Prill 2026

0
♈ Dashi Duhet të ngadalësosh ritmin dhe të mendosh para se të veprosh. Sot vlen më shumë strategjia sesa nxitimi. ♉ Demi Je në kulmin e energjisë...

Parashikimi I motit, e Mërkurë, 29 Prill 2026

0
Më 29 prill 2026, moti në Shqipëria paraqitet i ngrohtë dhe kryesisht i qëndrueshëm, me kushte pothuajse verore në pjesën më të madhe të...