25.3 C
Tiranë
Sunday, September 27, 2026

Gazment Bardhi kërkon hetim mbi Institucionet që japin kreditë pas rastit tragjik të Pal Trashaj

Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, ka kërkuar nga foltorja e Kuvendit hetimin e institucioneve që japin kredi, duke theksuar se pasojat e këtyre kredive po i vuajnë qytetarët shqiptarë. Bardhi i referua rastit të Pal Trashaj, i cili dy ditë më parë u helmua në dyert e SPAK, pas një përballjeje me pasojat e një kredie.

“Dua të ndalem tek rasti i Pal Trashaj. Nuk mund të heshtim kur ka me mijëra qytetarë që po vuajnë abuzimet nga kompani të miratuara nga Banka e Shqipërisë. Përgjegjësinë kryesore e ka Banka e Shqipërisë dhe me emër e mbiemër guvernatori i bankës. Ka përshtatur rregullat e bankës së Shqipërisë sipas interesave të kompanisë. Guvernatori i Bankës së Shqipërise ka përgjegjësi ligjore. Po ne e dimë që ti marrësh shtëpinë dhe pasurinë një familje shqiptare, është njësoj si ti marrësh jetën. Ata kanë punuar për të pasur një shtëpi dhe e gjen veten nga 700 mijë lekë kredi në 7 milionë lekë. Kjo nuk është çështje që duhet të na ndaj ne kemi pjekurinë për ti shërbyer këtyre qytetarëve duke evidentuar përgjegjësit e guvernatorit dhe arsyet që e kanë cuar atë që të mos veprojë në kohë, si i ka licensuar këto kompani dhe kur ka vepruar që ti heq licensën. Për këto guvernatori i Bankës do të duhet që të jap llogari në Kuvend. Duhet të hetojmë nëse interesat e kompanive të lidhura me Guvernatorin e Shqipërisë e kane nxitur atë të mos ndërmarrë veprime”, tha Bardhi.

Në replikë me Bardhin, deputeti socialist Eduart Shalsi shprehu ngushëllime dhe tha se edhe ai vetë nuk e ka bërë gjumin e qetë që nga ngjarja tragjike e Pal Trashaj.

“Jo vetëm unë, por edhe shumë kolegë këtu në këtë sallë, nuk e bëjmë gjumin e qetë. Unë po e hetoj rastin, po mbledh të gjitha të dhënat e nevojshme, por nuk mund të përdoret kjo ngjarje për të sulmuar institucionet e pavarura”, tha Shalsi.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Diel, 27 Shtator 2026

0
♈ Dashi Do të ndjesh më shumë energji dhe dëshirë për të vepruar. Në dashuri, një takim ose bisedë mund të sjellë një kthesë interesante. ♉...

Parashikimi I motit, e Diel, 27 Shtator 2026

0
Pas një periudhe me reshje dhe temperatura më të ulëta, e diela, 27 shtator 2026, pritet të sjellë një përmirësim të dukshëm të motit...

Fundi i shtatorit sjell surpriza në dashuri, 3 shenja mund të marrin mesazh nga...

0
Fundi i shtatorit sjell një atmosferë të veçantë astrologjike për çështjet e zemrës. Me Venusin në Akrep dhe Mërkurin në Peshore, komunikimi, emocionet dhe...

Media rumune ngre pretendimet për lidhjet Hyseni-Coldea: “Do të kishin ndarë edhe të njëjtën...

0
Media rumune “Realitatea PLUS” ka publikuar një artikull ku ngre pretendime për lidhje mes ish-drejtores së SHISH, Vlora Hyseni, dhe Florian Coldeas, ish-zëvendësdrejtorit të...

Operacioni “Muri i Lartë”, arrestohet në Shkodër 50-vjeçari i dyshuar për trafik droge, në...

0
Policia e Shtetit, në bashkëpunim me BKH-në dhe nën drejtimin e SPAK, ka finalizuar operacionin e koduar “Muri i Lartë”, në kuadër të një...