22.4 C
Tiranë
Sunday, June 21, 2026

Petrit Vasili kritikon qeverinë për Reformën Zgjedhore dhe mungesën e pavarësisë së KQZ

Në një deklaratë të shpallur në Kuvend, deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka vlerësuar se pa zgjidhur pabarazitë në votë nuk mund të ketë reformë zgjedhore të besueshme. Ai kritikoi fuqishëm qeverinë për mungesën e pavarësisë së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), duke e akuzuar atë për abuzime dhe shfrytëzim të fondeve publike në zgjedhje. Vasili gjithashtu shprehu keqardhje për trajtimin e cështjes së votës së diasporës, duke e cilësuar si një shkelje të detyrës minimale për të garantuar të drejtën e barabartë të votës për të gjithë qytetarët shqiptarë.

“Zbatimi i marrëveshjes së 5 qershorit që u dhunua nga Edi Rama si drejtuesi i mafies në pushtet është detyrimi më minimal për të garantuar një votë të barabartë për ccdo shqiptar”, vijoi deputeti.

Vasili tha se rilindasit që lëshojnë lot krokodili për votën e diasporës e kanë aq seriozisht këtë ccështjes, aq sa Ministria e Diasporës, pa u marrë vesh që u hap menjëherë u mbyll megjithëse më shumë se gjysma e shqiptarëve jetojnë jashtë vendit.

“KQZ është shndërruar në njeë celule patronazhimi rilindas, që nuk mbron lirinë votës, por qeverinë që shpërdoron fonde me qindra milion euro dhe gjithë makinerinë shtetërore në mënyre të paligjshme në zgjedhje për të vjedhur zgjedhjet”, tha Vasili.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Dyshime serioze në vdekjen e 11-vjeçares në Francë, ADN e një 41-vjeçari nën hetim...

0
Të dhënat paraprake të ekspertizës mjeko-ligjore në rastin e 11-vjeçares Liana, e cila u gjet e pajetë në rajonin Gers, kanë ngritur dyshime serioze...

‘Shkoi të merrte një karikues telefoni për dasmën e mikut’ – 28-vjeçari britanik humb...

0
Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Shqipëri, ku një burrë nga Hendon i Londrës ka humbur jetën pas një aksidenti rrugor, teksa kishte ardhur...

SPAK godet sektorin e ndërtimit: kontrollohen 17 biznesmenë dhe mbi 30 kompani – nën...

0
Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka ushtruar deri më tani kontrolle ndaj 17 biznesmenëve dhe mbi 30 kompanive që operojnë në sektorin e ndërtimit, në...

SPAK e çon për gjykim Erion Isain: Tendera të orientuar, projekte fiktive dhe komunikime...

0
Kryebashkiaku i Kolonjës, Erion Isai, është marrë i pandehur nga SPAK dhe është dërguar për gjykim, nën akuzën se ka favorizuar kompaninë “A&E Engineering”...

“Easy Money” godet mafiet shqiptare dhe italiane/ Shkatërrohet banka klandestine që qarkullonte deri në...

0
Një operacion i gjerë ndërkombëtar i koduar “Easy Money” ka goditur një rrjet të sofistikuar pastrimi parash që dyshohet se financonte dhe pastronte të...