Landfilli i depozitimit të mbetjeve, pranë inceneratorit të Elbasanit, është përfshirë nga flakët mëngjesin e kësaj të mërkure. Shtullunga të mëdha tymi janë parë të dalin nga landfilli, ku flakët po përhapen me shpejtësi për shkak të temperaturave të larta.
Ekipi zjarrfikës i Elbasanit ka shkuar në vendngjarje dhe po vijon punën për neutralizimin e flakëve. Ende nuk dihen shkaqet e rënies së zjarrit në landfill.