17.2 C
Tiranë
Sunday, September 27, 2026

Rritja e temperaturave shkakton shtim të rasteve me viroza dhe helmim

Temperaturat e larta të këtyre ditëve kanë shkaktuar një rritje të ndjeshme të rasteve me viroza në spitalin rajonal të qytetit të Kukësit. Përveç virozave, rreziku për helmim nga ushqimet është gjithashtu më i lartë. Shefi i urgjencës, Emin Ferati, raportoi se këto ditë kanë pasur shumë raste të ndryshme të lidhura me temperaturat e larta.

“Temperaturat e larta shkaktojnë kontaminimin e ushqimeve me mikrobe, prandaj rekomandohet konsumimi i ushqimeve të freskëta. Ndërkohë, temperaturat e larta përbëjnë një rrezik për shëndetin e popullatës, dhe bëjmë thirrje që të kenë kujdes dhe të mos ekspozohen në orët e pikut. Moshat e dyta dhe të treta, sidomos ato me sëmundje kronike, janë më të prekshme,” u shpreh mjeku Emin Ferati.

Ai gjithashtu dha disa këshilla për përballimin e temperaturave të larta, veçanërisht për moshat e treta.

“Të konsumojnë ushqime sa më të freskëta, të pinë shumë lëngje dhe të marrin në mënyrë sistematike mjekimin që kanë për sëmundjet kronike,” shtoi Ferati.

Në 24 orët e fundit, në spitalin rajonal të Kukësit janë paraqitur rreth 80 raste me simptoma të ndryshme, duke përfshirë viroza dhe helmime nga ushqimet.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Diel, 27 Shtator 2026

0
♈ Dashi Do të ndjesh më shumë energji dhe dëshirë për të vepruar. Në dashuri, një takim ose bisedë mund të sjellë një kthesë interesante. ♉...

Parashikimi I motit, e Diel, 27 Shtator 2026

0
Pas një periudhe me reshje dhe temperatura më të ulëta, e diela, 27 shtator 2026, pritet të sjellë një përmirësim të dukshëm të motit...

Fundi i shtatorit sjell surpriza në dashuri, 3 shenja mund të marrin mesazh nga...

0
Fundi i shtatorit sjell një atmosferë të veçantë astrologjike për çështjet e zemrës. Me Venusin në Akrep dhe Mërkurin në Peshore, komunikimi, emocionet dhe...

Media rumune ngre pretendimet për lidhjet Hyseni-Coldea: “Do të kishin ndarë edhe të njëjtën...

0
Media rumune “Realitatea PLUS” ka publikuar një artikull ku ngre pretendime për lidhje mes ish-drejtores së SHISH, Vlora Hyseni, dhe Florian Coldeas, ish-zëvendësdrejtorit të...

Operacioni “Muri i Lartë”, arrestohet në Shkodër 50-vjeçari i dyshuar për trafik droge, në...

0
Policia e Shtetit, në bashkëpunim me BKH-në dhe nën drejtimin e SPAK, ka finalizuar operacionin e koduar “Muri i Lartë”, në kuadër të një...