16.2 C
Tiranë
Sunday, September 27, 2026

20-vjeçaria që pretendonte të ishte Klea Rama mashtronte nxënësit për mundësi studimi në SHBA

Vetëm 20 vjeç, Ermes Hoxhalli kishte orkestruar një plan mashtrimi që përfshinte Ministrinë e Arsimit, shkollat dhe qindra maturantë në Shqipëri. Ai kishte krijuar një profil fals në rrjetet sociale duke pretenduar se ishte Klea Rama, dhe ofronte mundësi studimi në SHBA, duke mbledhur të dhënat personale të nxënësve dhe familjeve të tyre.

Një 18-vjeçar, i cili ra pre e këtij mashtrimi, ndau përvojën e tij në një intervistë televizive. Ai tregoi se projekti ishte prezantuar në shtator 2023 përmes drejtorisë së shkollës dhe ishte paraqitur si një mundësi studimi në SHBA nga Ministria e Arsimit. Sipas tij, Klea Rama dhe koordinuesit e shkollës hapën një grup në WhatsApp dhe nisën një thirrje për propozime për projekte që do të merrnin financim nga Shtëpia e Bardhë dhe fonacione të tjera amerikane.

“Na u tha se 3 shkolla do të shpalleshin fituese dhe do të merrnin financim nga SHBA. Pjesëmarrësit ishim vetëm maturantë dhe ishim të angazhuar shumë në këtë projekt. Finalistët dolën 24 nxënës dhe na u kërkuan të dhënat personale të tanë dhe të prindërve,” tha 18-vjeçari.

Mashtrimi u zbuluar vetëm pas një reagimi nga Ambasada e SHBA-së, e cila e mohoi ekzistencën e këtij programi. Pavarësisht kësaj, Klea Rama vazhdoi të manipulojë duke pretenduar se nuk ishte mashtrim, dhe më pas u zhduk nga rrjetet sociale. Nxënësi shtoi se e njihte mashtruesin nga rrjetet sociale, por nuk kishte ditur se ishte ai që qëndronte pas profilit të falsifikueshëm.

“U mërzitëm edhe me Ministrinë e Arsimit që nuk e verifikoi këtë projekt. Klea u zhduk dhe nuk morëm më asnjë informacion ose përgjigje nga shkolla. E dija se kush ishte, por nuk e dija se ishte ai pas Kleas,” përfundoi 18-vjeçari.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Diel, 27 Shtator 2026

0
♈ Dashi Do të ndjesh më shumë energji dhe dëshirë për të vepruar. Në dashuri, një takim ose bisedë mund të sjellë një kthesë interesante. ♉...

Parashikimi I motit, e Diel, 27 Shtator 2026

0
Pas një periudhe me reshje dhe temperatura më të ulëta, e diela, 27 shtator 2026, pritet të sjellë një përmirësim të dukshëm të motit...

Fundi i shtatorit sjell surpriza në dashuri, 3 shenja mund të marrin mesazh nga...

0
Fundi i shtatorit sjell një atmosferë të veçantë astrologjike për çështjet e zemrës. Me Venusin në Akrep dhe Mërkurin në Peshore, komunikimi, emocionet dhe...

Media rumune ngre pretendimet për lidhjet Hyseni-Coldea: “Do të kishin ndarë edhe të njëjtën...

0
Media rumune “Realitatea PLUS” ka publikuar një artikull ku ngre pretendime për lidhje mes ish-drejtores së SHISH, Vlora Hyseni, dhe Florian Coldeas, ish-zëvendësdrejtorit të...

Operacioni “Muri i Lartë”, arrestohet në Shkodër 50-vjeçari i dyshuar për trafik droge, në...

0
Policia e Shtetit, në bashkëpunim me BKH-në dhe nën drejtimin e SPAK, ka finalizuar operacionin e koduar “Muri i Lartë”, në kuadër të një...