13.5 C
Tiranë
Wednesday, May 6, 2026
spot_img

Berisha: “Protesta e Mamurrasit është shtysa për mosbindje civile dhe përmbysjen e narkodiktaturës”

Në një tubim qytetar të mbajtur ditën e sotme, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka përgëzuar banorët dhe protestuesit e Mamurrasit për protestën e tyre në autostradën Thumanë-Kashar, ku ata shprehen pakënaqësinë e tyre për mungesën e hyrje-daljeve në këtë aks rrugor. Berisha i përshkroi protestuesit si individë që “u përballën dhëmb për dhëmb me falangat e narkoshtetit”.

Berisha i ka bërë thirrje qytetarëve nga veriu i Shqipërisë që të ngrihen në mosbindje civile, duke kërkuar që të heqin të gjitha vendpagesat e vendosura nga qeveria e Edi Ramës, përfshirë ato në ‘Rrugën e Kombit’ dhe në autostradën Thumanë-Kashar. “U bëj thirrje qytetarëve nga Fushë Kruja në Vermosh t’i fshijnë nga faqja e dheut të gjitha vendpagesat për kalimin në rrugë”, tha Berisha.

Gjatë fjalës së tij, Berisha ka hedhur akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama, duke përmendur vendimet e Gjykatës Kushtetuese për Teatrin Kombëtar dhe mandatin e Olta Xhaçkës. Sipas Berishës, Rama po i injoron qëllimisht këto vendime, duke shtuar se qeveria është e mbushur me narkoeuro. “Ligji tashmë është në duart e bandave kriminale”, tha Berisha, duke theksuar se përmbysja e kësaj narkodiktature është një mision i shenjtë dhe vendimtar për ekzistencën e Partisë Demokratike.

Në fund të fjalës së tij, Berisha theksoi se beteja e opozitës nuk është për një grusht mandatesh deputetësh, por për rikthimin e votës së lirë dhe për rotacionin politik. “Beteja jonë nuk është kurrë për një grusht mandatesh! Beteja jonë është për rikthimin e votës së lirë dhe rotacionin politik”, përfundoi Berisha në tubimin qytetar.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Mërkurë, 6 Maj 2026

0
⸻ ♈ Dashi Duhet të ngadalësosh ritmin. Vendimet e menduara mirë sot do të të japin rezultate më të mira. ♉ Demi Je në një fazë shumë të...

Parashikimi I motit, e Mërkurë, 6 Maj 2026

0
Më 6 maj 2026, moti në Shqipëria paraqitet kryesisht i qëndrueshëm dhe tipik pranveror, me kushte të këndshme në pjesën më të madhe të...

Salianji shpërthen ndaj Berishës: “Regjim Rama–Berisha, PD farsë dhe uzurpim i partisë”

0
Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka ashpërsuar akuzat ndaj kryedemokratit Sali Berisha, disa ditë pasi u përjashtua nga gara për drejtimin e PD-së,...

“Nuk di a e meriton të rrijë më aty brenda ajo vajzë”, Ermal Mamaqi...

0
Mbrëmja e djeshme në spektaklin “Ferma VIP” u shoqërua me zhvillime të forta dhe tension të lartë mes konkurrentëve, pas eliminimit të Adionit dhe...

“Pyeste vetëm për shokët…” – babai i të miturit të plagosur rrëfen momentet pas...

0
Tragjedia e rëndë e ndodhur në Durrës, ku një aksident i mori jetën dy fëmijëve dhe plagosi një tjetër të mitur, vijon të trondisë...