8.5 C
Tiranë
Sunday, December 7, 2025
spot_img

Akuzë për ushtrim të ndikimit të Paligjshëm: Prokuroria e Posaçme përfundon hetimet kundër Petraq Semanit

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë ka përfunduar hetimet paraprake dhe ka paraqitur kërkesën për gjykimin e procedimit penal nr. 257 të vitit 2021 përpara Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar. Të pandehur është shtetasi Petraq Semani, i akuzuar për veprën penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, sipas nenit 245/1, paragrafi i dytë i Kodit Penal (para ndryshimeve me ligjin nr. 43/2021).

Nga hetimet e kryera dhe provat e mbledhura, rezulton se i pandehuri Petraq Semani, si mbrojtës ligjor i shtetasit Llazar Dine, i ka kërkuar këtij të fundit dhe shtetases Sidorela Dine shumën prej 25.000 euro. Semani ka premtuar se do të ushtronte ndikim tek gjyqtarët që po shqyrtonin çështjen e Llazar Dines, me qëllim favorizimin e këtij të fundit në masën e dënimit gjatë rigjykimit.

Sipas provave, Semani ka marrë në mënyrë të paligjshme shumën e kërkuar pjesë-pjesë. Një pjesë e kësaj shume, konkretisht 9.550 euro, është marrë më 5 mars 2019 në banesën e Llazar Dines në fshatin Dërsnik, Korçë, pas një seance gjyqësore. Ky fakt është vërtetuar jo vetëm nga deklarimet e Llazar dhe Sidorela Dines dhe një personi tjetër, por edhe nga vetë Semani, i cili ka pranuar se ka marrë shumën prej 9.550 euro për shërbimin si avokat.

Marrja e shumës është regjistruar me audio dhe video nga rrethi familjar dhe shoqëror i Llazar Dines më 5 mars 2019. Ky regjistrim është ngarkuar në kartën e memories më 6 mars 2019 dhe është dorëzuar si provë materiale nga Sidorela Dine. Materiali video-audio është shqyrtuar dhe përmbajtja e tij është dokumentuar në procesverbalin e datës 5 tetor 2021.

Pamjet e regjistruara dhe përmbajtja e tyre përputhen me provat e tjera të administruara gjatë hetimit, si deklarimet e dëshmitarëve dhe këqyrja e vendit të ngjarjes dhe dosjes gjyqësore.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë, me vendimin nr. 41-2020-543(91), datë 11 shkurt 2020, e ka deklaruar fajtor Llazar Dinen për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje, me pasojë vdekjen“, parashikuar nga neni 88/2 dhe 25 i Kodit Penal, duke e dënuar me 15 vjet burg, të njëjtën masë dënimi si në vendimin e parë të datës 8 janar 2018.

Nga shuma e përfituar në mënyrë të paligjshme, Petraq Semani i ka kthyer Sidorela Dines shumën prej 8.000 euro.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

U plagos nga bashkëmoshatari , ndërron jetë 15-vjeçari Erion Boba, pas 10 ditësh lufte...

0
Ka ndërruar jetë në spital 15-vjeçari nga Durrësi, Erion Boba, i cili u plagos rëndë me thikë nga një bashkëmoshatar pak ditë më parë....

Arsenal armësh dhe drogë në makinë: Policia e Tiranës arreston dy persona, njëri me...

0
Policia e Tiranës ka finalizuar një operacion të suksesshëm ndaj armëmbajtjes pa leje dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, duke vënë në pranga dy shtetas....

Arrestohet 50-vjeçari shqiptar që vrau bashkëshorten në Itali – u gjet i plagosur rëndë,...

0
Nazif Muslija, 50-vjeçari shqiptar nga Maqedonia e Veriut, i akuzuar për vrasjen e bashkëshortes së tij, Sadjide Muslija, është vënë në pranga nga autoritetet...

Horoskopi ditor, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Dashi Dita sjell energji të mira për punët praktike. Do ndihesh më i/e fokusuar dhe i/e vendosur. Në marrëdhënie, komunikimi bëhet më i drejtpërdrejtë dhe...

Parashikimi i motit, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Shqipëria do të përballet me kushte tipike dimri — mot i ftohtë, me vranësira dhe reshje të mundshme, sidomos në zonat e ultësirës dhe...