34 C
Tiranë
Wednesday, September 2, 2026

Akte sabotimi në rrjetin e trenave të shpejtësisë së lartë të Francës para Lojërave Olimpike

Kompania franceze hekurudhore SNCF ka njoftuar se rrjeti i saj i shpejtësisë së lartë është bërë shënjestër e “akteve dashakeqe” që synojnë paralizimin e sistemit, vetëm disa orë para ceremonisë së hapjes për Lojërat Olimpike të Parisit.

Sulmet kanë prekur disa linja hekurudhore TGV me shpejtësi të lartë në perëndim, veri dhe lindje të Parisit, duke krijuar radhë të gjata në stacionin ‘Gare Montparnasse’ në qytet. Disa trena janë anuluar dhe SNCF ka paralajmëruar se situata mund të zgjasë “të paktën gjatë gjithë fundjavës derisa të kryhen riparimet”.

Natën e kaluar, SNCF ishte viktimë e disa akteve vandalizmi në linjat e shpejtësisë së lartë në Atlantik, Veri dhe Lindje. Zjarret ishin vënë qëllimisht për të dëmtuar instalimet tona,” thuhet në një deklaratë të kompanisë.

Në një postim në rrjetet sociale, Patrice Vergriete shkroi: “Veprimet dashakeqe të bashkërenduara shënjestruan disa linja TGV mbrëmë dhe do të ndërpresin qarkullimin deri në këtë fundjavë. Dënoj fuqishëm këto veprime kriminale që do të rrezikojnë largimet për pushime të shumë francezëve.”

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

“Fute te spitali i Elbasanit se na iku”, 37-vjeçarja shtatzënë humb jetën në ambulancë...

0
Marjana Karolina Bunaj, 37-vjeçarja shtatzënë që humbi jetën teksa transportohej nga spitali i Pogradecit drejt Tiranës, priste fëmijën e saj të parë. Gruaja me origjinë...

32-vjeçari gjendet pa ndjenja në paraburgimin e Vlorës, ndërron jetë në spital – pritet...

0
Një 32-vjeçar ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në ambientet e dhomave të paraburgimit të Komisariatit të Policisë Vlorë. Viktima është identifikuar si Enea Shparthi,...

Aksidenti tragjik në Lurë–Rrëshen, zbardhen detajet: 20-vjeçari humbi jetën, dy të plagosurit jashtë rrezikut

0
Detaje të reja janë zbardhur nga aksidenti tragjik i ndodhur një ditë më parë në aksin rrugor Lurë–Rrëshen, ku humbi jetën 20-vjeçari Claudio Ndoj...