15.5 C
Tiranë
Sunday, March 22, 2026
spot_img

Rama në Kongresin e PS: Thirrje për angazhim në Platformën “Deputeti që Duam”

Kryeministri Edi Rama, në Kongresin e Partisë Socialiste, bëri një ftesë të hapur për të gjithë të rinjtë që duan të angazhohen në politikë, duke i inkurajuar ata të aplikojnë në platformën “Deputeti që Duam”. Ai theksoi se kjo platformë ofron një mundësi reale për t’u bërë pjesë e politikës dhe pse jo, edhe pjesë e Kuvendit të ardhshëm.

Rama foli gjithashtu për individë brenda PS-së që sillen në mënyrë të paudhë, duke thënë se disa prej tyre i thoshin një gjë në sy dhe bënin një tjetër pas shpinës.

Pazari i politikës ka plot dyqane, por PS është e vetmja derë ku kushdo që dëshiron të angazhohet ka një mundësi reale,” tha Rama. Ai e përshkroi platformën “Deputeti që Duam” si një derë të hapur për të gjithë ata që duan të hyjnë në politikë pa ndërmjetës.

Shikojeni platformën si një derë ku mund të trokasësh pa ndërmjetës. Regjistro emrin dhe mos prit, organizohu për të dalë në pah. Sigurisht, gjatë gjithë kohës ne do jemi në kontakt. Unë nuk i siguroj dot ata se do bëhen deputetë, sepse secilit i takon të bindë njerëz dhe të bëjë ndjekës, por unë i siguroj që nëse dikush ka dëshirë të angazhohet dhe të merret me politikë deri të bëhet deputet, nuk ka asnjë derë tjetër që bën punë, asnjë,” tha Rama.

Ai pranoi se PS nuk është pa probleme, duke theksuar se edhe vetë ka hasur individë të paudhë brenda partisë. “Kemi plot probleme edhe ne. I kam njohur edhe vetë të tillë të paudhë, aq të paudhë sa cilido do të habitej po të tregoja se çfarë më thoshin në sy dhe çfarë më bënin pas shpine. Kur kanë arritur të ngjiten dhe të më ngjiten mua, merreni me mend sesa nga këta ka më poshtë, deri aty ku këta njerëz që po u drejtohem duhet të nisin rrugën,” shtoi Rama.

Në përfundim, Rama bëri një thirrje për besim dhe angazhim, duke theksuar se Partia Socialiste është vendi i duhur për ata që duan të kontribuojnë në politikë dhe të bëjnë një ndryshim real.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

IDF publikon hartën: Raketat iraniane mund të arrijnë deri në Londër

0
Tel Aviv, 22 mars – Forcat Mbrojtëse të Izraelit (IDF) kanë publikuar një hartë në rrjetet sociale, ku pretendojnë se paraqitet rrezja e veprimit...

Pensionisti nga Florida bëhet viral për ngjashmëri me Jeffrey Epstein: ‘Unë nuk jam ai’

0
Një pensionist nga Florida është bërë sensacion në rrjetet sociale për shkak të ngjashmërisë së tij me financierin e famëkeq Jeffrey Epstein, duke e...

Edi Rama porosi kryetares së Bashkisë Vlorë: ‘Brenda javës, zgjidhje për ujin e Tragjasit’

0
Çështja e furnizimit me ujë nga burimet e Izvorit në Tragjas ka arritur në një pikë vendimtare, duke përfshirë drejtpërdrejt qeverinë. Burime nga qeveria bëjnë...

Arrestohet 42-vjeçari shqiptar, pjesëtar i një bande ‘skifterësh’ në Torino

0
Një 42-vjeçar shqiptar është arrestuar sot nga policia e Torinos, pasi dyshohet të jetë pjesë e një bande kriminale e njohur si “skifterët”, e...

“I eliminuar me katër të shtëna” – Shqiptari 30-vjeçar u vra në Itali pas...

0
AREZZO – Zbardhen detaje tronditëse për vrasjen e 30-vjeçarit shqiptar Gjergj Pergegaj në Olmo, Itali. Sipas mediave italiane, viktima u qëllua me katër të...