24.5 C
Tiranë
Wednesday, September 2, 2026

“Është i pavdekshëm”, Rama në Kongresin e PS: Batuta Pandeli Majkos

Kryeministri Edi Rama, gjatë fjalës së tij në Kongresin e Partisë Socialiste, nuk i kurseu batutat me deputetin Pandeli Majko, duke e cilësuar atë si “i vetmi i pavdekshëm” në parti.

Teksa parashikoi të ardhmen politike të Helenës nga Akademia Politike, Rama tha se një ditë ajo do të udhëheqë PS-në, ndoshta kur ai vetë të mos jetë më në këtë botë. Ai shtoi se Pandeli Majko do të jetë dëshmitar i kësaj ngjarjeje.

Po ja lejon vetes një parashikim që koha do ta tregojë, mbase kur unë nuk do jem më dëshmitar i kësaj bote. Ti Helena një ditë me shumë gjasë do jesh këtu ku jam unë, udhëheqëse e PS-së. Me këtë që të thashë sapo ta kam hapur një problem. Sepse t’i hyre e panjohur dhe e buzëqeshur, por kur të dalësh do të kesh sy që nuk do të shikojnë me dashamirësi. Këtë konsideroje si një favor, meqë the që s’ke pasur asnjëherë një favor, sepse kush nuk ka shumë kundërshtarë nuk ngjitet dot në majë,” tha Rama.

Rama theksoi se Majko do të jetë dëshmitar i kësaj ngjarjeje kur Helena të bëhet kryetare e partisë, dhe se ai do ta kujtojë këtë parashikim përpara gjeneratës së re.

Do kem dëshmitar Pandi Majko, kur mos jem më, se Pandi është i vetmi i pavdekshëm që kemi këtu dhe kur Helena të bëhet kryetare e partisë, Pandi do të dëshmojë para gjeneratës X, që ‘e ka thënë dikur njëri nga ata, me duket se ishte Edi Rama’, se kushedi sa do ketë përcjellë në Sharrë apo Tufinë, se është edhe mik me Lalin Erin dhe ia gjen varret aty ku do,” përfundoi Rama.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

“Fute te spitali i Elbasanit se na iku”, 37-vjeçarja shtatzënë humb jetën në ambulancë...

0
Marjana Karolina Bunaj, 37-vjeçarja shtatzënë që humbi jetën teksa transportohej nga spitali i Pogradecit drejt Tiranës, priste fëmijën e saj të parë. Gruaja me origjinë...

32-vjeçari gjendet pa ndjenja në paraburgimin e Vlorës, ndërron jetë në spital – pritet...

0
Një 32-vjeçar ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në ambientet e dhomave të paraburgimit të Komisariatit të Policisë Vlorë. Viktima është identifikuar si Enea Shparthi,...

Aksidenti tragjik në Lurë–Rrëshen, zbardhen detajet: 20-vjeçari humbi jetën, dy të plagosurit jashtë rrezikut

0
Detaje të reja janë zbardhur nga aksidenti tragjik i ndodhur një ditë më parë në aksin rrugor Lurë–Rrëshen, ku humbi jetën 20-vjeçari Claudio Ndoj...