Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka bërë një thirrje për kujdes të shtuar gjatë ditëve të nxehta të verës. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Veliaj u ka kërkuar qytetarëve të shmangin lëvizjet gjatë orëve të pikut dhe të sigurohen që të kenë gjithmonë ujë me vete, veçanërisht për të moshuarit dhe fëmijët.
“Këto ditë të nxehta 🌡️, ju lutem shmangni lëvizjet gjatë orëve të pikut ☀️ dhe sigurohuni që të keni gjithmonë ujë me vete, sidomos të moshuarit dhe fëmijët. 💦,” shkruan Veliaj.
Ai fton qytetarët që kalojnë pranë sheshit “Skënderbej” të ndalojnë te Çadra e Kujdesit, e vendosur nga Bashkia, për të pirë ujë dhe për të matur tensionin. “Nëse je pranë 📍 sheshit ‘Skënderbej’, ndalo te Çadra e Kujdesit ⛺️ pi ujë, mat tensionin dhe freskohu pak para se të vijosh prapë rrugën,” përfundon postimi i Veliajt.