30.3 C
Tiranë
Wednesday, September 2, 2026

Taulant Balla mban aktivitetin e tij si Ministër i Brendshëm deri në ditën e fundit

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, ka vazhduar të kryejë detyrat e tij edhe në ditën e fundit në këtë post. Pas inspektimit të situatës së zjarreve në Shëngjin, Balla ka udhëtuar drejt pikës së kalimit kufitar në Qafë Thanë.

Në një njoftim nga zyra e shtypit të ministrisë, Balla ka bërë me dije se ka dhënë porosi për një regjim të lehtësuar në pikat kufitare. Ai ka nënvizuar rëndësinë e mbajtjes së kontakteve me homologët grekë për rritjen e numrit të sporteleve në pikat kufitare me Greqinë.

Fluksi në Pikat e Kalimit Kufitar: Ministri i Brendshëm nga Qafë Thanë, në Pogradec, jep porosi për kalim në regjim të lehtësuar. Sa i përket pikave të kalimit me Greqinë, të mbahet kontakt me palën greke për rritjen e numrit të sporteleve”, thuhet në njoftim.

E marta shënon ditën e fundit të Ballës në drejtimin e Ministrisë së Brendshme. Pas mbledhjes së parlamentit në orën 17:00, Balla pritet të emërohet si ministër për Marrëdhëniet e Shtetit me Parlament. Drejtimin e Ministrisë së Brendshme pritet ta marrë Ervin Hoxha.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

“Fute te spitali i Elbasanit se na iku”, 37-vjeçarja shtatzënë humb jetën në ambulancë...

0
Marjana Karolina Bunaj, 37-vjeçarja shtatzënë që humbi jetën teksa transportohej nga spitali i Pogradecit drejt Tiranës, priste fëmijën e saj të parë. Gruaja me origjinë...

32-vjeçari gjendet pa ndjenja në paraburgimin e Vlorës, ndërron jetë në spital – pritet...

0
Një 32-vjeçar ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në ambientet e dhomave të paraburgimit të Komisariatit të Policisë Vlorë. Viktima është identifikuar si Enea Shparthi,...

Aksidenti tragjik në Lurë–Rrëshen, zbardhen detajet: 20-vjeçari humbi jetën, dy të plagosurit jashtë rrezikut

0
Detaje të reja janë zbardhur nga aksidenti tragjik i ndodhur një ditë më parë në aksin rrugor Lurë–Rrëshen, ku humbi jetën 20-vjeçari Claudio Ndoj...