29.4 C
Tiranë
Friday, July 17, 2026

Policia e Kosovës: Apel për qytetarët e mashtruar për Termine për viza pune

Policia e Kosovës ka bërë thirrje për qytetarët që mund të kenë qenë të mashtruar për termine për viza pune jashtë vendit, të lajmërohen në stacionin më të afërt policor. Kjo pas një arrestimi të fundit të një të dyshuari për veprën penale të mashtrimit, i cili u akuzua për marrjen e shumave të ndryshme parash nga të paktën nëntë persona, duke u premtuar termine për viza pune.

Sipas njoftimit të policisë, hetimet fillestare sugjerojnë se mashtrimi mund të ketë ndodhur për një periudhë të gjatë dhe dyshohet se numri i personave të mashtruar mund të jetë më i madh se sa numri i raportuar.

Policia kërkon nga qytetarët që mund të jenë viktima të rasteve të tilla, të lajmërohen në stacionet më të afërta policore për të ndihmuar në hetimin përfundimtar të çështjes.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Trup i pajetë në Liqenin e Thatë në Tiranë/ Polumbarët e RENEA-s nxjerrin nga...

0
Një ngjarje e rëndë është regjistruar mëngjesin e sotëm në zonën e Liqenit të Thatë në Tiranë, ku një grua rreth 45-vjeçe dyshohet se...

Operacioni “Kalibri” në Shkodër/ Arrestohet 21-vjeçari, në banesë i gjenden 4 armë zjarri dhe...

0
Policia e Shkodrës ka finalizuar operacionin e koduar “Kalibri”, në kuadër të të cilit është arrestuar një 21-vjeçar, pasi gjatë kontrollit në banesën e...

Protesta para Kryeministrisë hyn në ditën e 47-të/ Qytetarët kërkojnë largimin e Ramës: “Nuk...

0
Qytetarët do të mblidhen këtë të enjte në bulevardin përpara Kryeministrisë, duke shënuar ditën e 47-të të protestës së tyre me kërkesën për largimin...

PD përmbyll ristrukturimin e partisë/ Zgjidhen nënkryetarët e rinj, Flamur Noka mbetet Sekretar i...

0
Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike ka përmbyllur procesin e ristrukturimit të strukturave drejtuese të partisë, duke zgjedhur tre nënkryetarët e rinj, Sekretariatin e ri...

“Me Berishën nuk fitohet”, Alesia Balliu kritikon procesin në PD: “Partia ka nevojë për...

0
Ish-kryetarja e Forumit Rinor të Partisë Demokratike (FRPD), Alesia Balliu, ka kritikuar zhvillimet e fundit brenda Partisë Demokratike, duke deklaruar se forca politike ka...