33.5 C
Tiranë
Wednesday, September 2, 2026

Sali Berisha: “Edi Rama është armiku më i egër i kombit dhe moralit”

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një fjalim para protestuesve, ka theksuar se qytetarët protestuan sot për nderin dhe dinjitetin e tyre kundër një bande kriminale që ka vjedhur taksat e tyre.

Berisha u shpreh se Edi Rama është armiku më i egër i kombit, i moralit, i qytetarit, i vendit dhe i flamurit. Ai falënderoi qytetarët që sfiduan vapën dhe çdo pengesë tjetër për të protestuar kundër padrejtësive dhe korrupsionit.

Një përshëndetje për të gjithë qytetarët që sfiduan edhe sot vapën dhe çdo gjë dhe protestuan për nderin dhe dinjitetin e qytetarëve të Tiranës. Protestuan para bashkisë kundër një bande kriminale që ka vjedhur me modelin 100 përqind taksat e qytetarëve të Tiranës për veten dhe familjet e tyre,” tha Berisha.

Ai analizoi zhvillimet dramatike në Shqipëri, duke përmendur largimin masiv të qytetarëve që nga viti 2014, rënien e turizmit dhe shpenzimet e mëdha për infrastrukturën e resorteve të miqve të Edi Ramës, ndërsa qytetarët fitojnë pak dhe paguajnë shumë.

Në çdo variant, në çdo aspekt, në çdo drejtim që të analizosh, këto zhvillime dramatike, në çdo formë që ta analizosh zbrazjen e tmerrshme të Shqipërisë nga shqiptarët, largimin e tyre masiv për shkak të kushteve të kalkuluara nga vendi dhe dheu i tyre, në rreth 40 përqind nga viti 2014 gjer sot, në çdo rrafsh që të shqyrtosh rënien dramatike të turizmit në këtë vend dhe shndërrimin e kësaj pasurie përrallore në një mallkim të vërtetë për qytetarët shqiptarë, në kuptimin që ata fitojnë në vit 3 gjer në 4 euro dhe paguajnë nga taksat e tyre në vit për turizmin 215-220 euro. Paguajnë në vit në total 430 milionë euro për infrastrukturën e resorteve të miqve të Edi Ramës dhe pronave të tij dhe marrin gjithsej si shoqëri 8 milionë euro, një shumë qesharakë, e paimagjinueshme,” theksoi Berisha.

Berisha e quajti Edi Ramën si strumbullar të këtyre problemeve dhe tha se Rama është armiku më i egër i kombit dhe hajduti më i papërmbajtur në historinë e vendit.

Në të gjitha këto të del një emër si strumbullar dhe ky emër është Edi Rama. Ky njeri, për pushtetin dhe pasurimin e tij, nuk njeh komb, nuk njeh moral, nuk njeh atdhe, nuk njeh ligj, nuk njeh Kushtetutë. Ky është armiku më i egër i kombit, i moralit, i qytetarit, i vendit, i flamurit, i Shqipërisë. Ky është hajduti më i papërmbajtur, i cili e vodhi këtë vend si asnjë sundimtar tjetër në histori,” përfundoi Berisha.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

“Fute te spitali i Elbasanit se na iku”, 37-vjeçarja shtatzënë humb jetën në ambulancë...

0
Marjana Karolina Bunaj, 37-vjeçarja shtatzënë që humbi jetën teksa transportohej nga spitali i Pogradecit drejt Tiranës, priste fëmijën e saj të parë. Gruaja me origjinë...

32-vjeçari gjendet pa ndjenja në paraburgimin e Vlorës, ndërron jetë në spital – pritet...

0
Një 32-vjeçar ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në ambientet e dhomave të paraburgimit të Komisariatit të Policisë Vlorë. Viktima është identifikuar si Enea Shparthi,...

Aksidenti tragjik në Lurë–Rrëshen, zbardhen detajet: 20-vjeçari humbi jetën, dy të plagosurit jashtë rrezikut

0
Detaje të reja janë zbardhur nga aksidenti tragjik i ndodhur një ditë më parë në aksin rrugor Lurë–Rrëshen, ku humbi jetën 20-vjeçari Claudio Ndoj...