11.5 C
Tiranë
Wednesday, January 28, 2026
spot_img

Rritje e pagave për punonjësit e Bashkive: Këshilli i Ministrave miraton vendimin për ë 61 Bashkitë e vendit

Këshilli i Ministrave ka miratuar një vendim që i hap rrugë rritjes së pagave për punonjësit e bashkive në të gjithë vendin. Me këtë vendim, pagat në 61 bashkitë e vendit do të unifikohen. Kjo do të thotë që një jurist do të paguhet njësoj si në Bashkinë e Tiranës ashtu edhe në Bashkinë e Dibrës apo në çdo bashki tjetër. Rritja e pagave kap nivelet nga 40% deri në dyfishim të pagës për disa profesione specifike.

Ministri për Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku, tha se ky vendim është marrë për të rritur stafet e bashkive. “Riklasifikuam nivelet e pagave, duke ndryshuar skemën. Nga një skemë e cila i ndante bashkitë në pesë grupime dhe në varësi të madhësisë së bashkive kishte edhe nivele të ndryshme pagash, në nivele pagash të unifikuar të të gjitha bashkive, pavarësisht madhësisë, duke dhënë mundësinë që një jurist, një arkitekt, ekonomistë etj, merr një pagë të ngjashme në të gjitha bashkitë,” deklaroi ai.

Ndërkohë, Mazniku njoftoi se edhe formula e ndarjes së transfertës së pakushtëzuar për bashkitë do të ndryshojë nga viti i ardhshëm, pasi do të përfshihen të dhënat për popullsinë sipas censit të 2023-shit. Ministri tha se është ngritur një grup pune për rishikimin e formulës. Mazniku shpjegoi se performanca do të jetë një element për ndarjen e fondeve, por garantoi se asnjë bashki nuk do të marrë më pak nga buxheti i shtetit se një vit më parë.

Kemi ngritur grup pune që po merret me rishikimin e formulës për shpërndarjen e garantit. Në buxhetin e 2025 do ketë formulë të re dhe një nga elementët do jetë edhe treguesi i performancës. Asnjë bashki s’do marrë më pak para se një vit më parë,” deklaroi Mazniku dje pas mbledhjes së qeverisë. Fondet që marrin bashkitë bazohen në treguesit e numrit të popullsisë, dendësisë së popullsisë dhe numrit të nxënësve. Për këtë vit, transferta e pakushtëzuar që i është shpërndarë bashkive është 36.5 miliardë lekë, dhe brenda kësaj vlere është përfshirë edhe kosto për rritjen e pagave.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Mërkurë, 28 Janar 2026

0
♈ Dashi Ditë reflektimi dhe kujdesi. Mos nxitoni vendime, sidomos në marrëdhënie. ♉ Demi Stabilitet dhe qartësi. Fokus te çështjet financiare dhe praktike. ♊ Binjakët Komunikimi sjell zgjidhje. Një...

Parashikimi I motit, e Mërkurë, 28 Janar 2026

0
Moti pritet të jetë dimëror dhe kryesisht i paqëndrueshëm, me vranësira të shumta në të gjithë territorin dhe kthjellime të përkohshme gjatë mesditës. Reshje shiu...

“Ndëshko me karton të kuq për stilin tënd” – Gjyqtarja italiane Giuliana Vigile bëhet...

0
Gjyqtarja italiane e Serie D, Giuliana Vigile, ka tërhequr vëmendjen e tifozëve jo vetëm për punën e saj në fushë, por edhe për pamjen...

“Janë të sigurt” – Dy lojtarët e Tottenham përfshihen në aksident automobilistik para Champions...

0
Tottenham Hotspur ka konfirmuar se dy futbollistët e skuadrës, Wilson Odobert dhe Randal Kolo Muani, janë përfshirë në një aksident automobilistik vetëm një ditë...

“Mua më duket sikur e bezdis” – Mateo dhe Brikena, tension i dukshëm në...

0
Raporti mes Mateo dhe Brikenës vazhdon të mbetet i paqartë brenda shtëpisë së Big Brother VIP, me të dy banorët që shprehin mendime krejt...