30.3 C
Tiranë
Wednesday, September 2, 2026

Qeveria miraton Projektligjin për Produktet Organike: Rregulla të reja për certifikimin dhe kontrollin e prodhimeve

Qeveria miratoi dje projektligjin që vendos rregulla të qarta për produktet organike që prodhohen në Shqipëri, në përputhje me standardet e Bashkimi Evropian. Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj, në një deklaratë për mediat pas mbledhjes së qeverisë, theksoi se projektligji rregullon parimet për certifikimin e operatorëve organikë, përdorimin e treguesve dhe etiketimin, si dhe rregullat e kontrollit zyrtar në çdo fazë të prodhimit, ruajtjes dhe shpërndarjes, importit dhe eksportit.

Denaj shpjegoi se ligji përcakton listën e produkteve për mbrojtjen e bimëve dhe inputeve, dhe krijon një sistem elektronik të menaxhuar nga Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural (MBZHR), që mundëson vetëdeklarimin e të dhënave për inputet organike dhe produktet. Ky projektligj është në përputhje me standardet e BE-së.

Ministrja u pyet gjithashtu për masat për rritjen e sigurisë ushqimore gjatë sezonit turistik me fluks të shtuar konsumimi. Ajo shpjegoi se Instituti i Sigurisë dhe Ushqimit të Veriut (ISUV) është fokusuara në akreditimin e testeve laboratorike dhe ka rritur numrin e certifikimeve të akredituara nga BE-ja nga 6 në 1631 që nga viti 2013. Denaj garantoi për cilësinë dhe sigurinë e prodhimeve bujqësore shqiptare, të cilat tani eksportohen në mbi 80 tregje elitare ndërkombëtare.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

“Fute te spitali i Elbasanit se na iku”, 37-vjeçarja shtatzënë humb jetën në ambulancë...

0
Marjana Karolina Bunaj, 37-vjeçarja shtatzënë që humbi jetën teksa transportohej nga spitali i Pogradecit drejt Tiranës, priste fëmijën e saj të parë. Gruaja me origjinë...

32-vjeçari gjendet pa ndjenja në paraburgimin e Vlorës, ndërron jetë në spital – pritet...

0
Një 32-vjeçar ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në ambientet e dhomave të paraburgimit të Komisariatit të Policisë Vlorë. Viktima është identifikuar si Enea Shparthi,...

Aksidenti tragjik në Lurë–Rrëshen, zbardhen detajet: 20-vjeçari humbi jetën, dy të plagosurit jashtë rrezikut

0
Detaje të reja janë zbardhur nga aksidenti tragjik i ndodhur një ditë më parë në aksin rrugor Lurë–Rrëshen, ku humbi jetën 20-vjeçari Claudio Ndoj...