30.3 C
Tiranë
Wednesday, September 2, 2026

Berisha akuzon Ramën për vjedhje dhe korrupsion: “Është armiku më i egër i kombit”

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë fjalimit të tij të përnatshëm para mbështetësve të tij poshtë pallatit, ka bërë akuzat e rënda ndaj kryeministrit Edi Rama, duke e cilësuar atë si armikun më të egër të kombit dhe të moralit. Në këtë fjalim, Berisha ka shprehur indinjatën e tij për protestën e qytetarëve para bashkisë, ku ata protestuan kundër një “bande kriminale” që, sipas tij, ka vjedhur taksat e qytetarëve të Tiranës me një model të pastruar në 100 përqind.

Berisha ka theksuar se qeverisja e Ramës ka kontribuar në zbrazjen e Shqipërisë nga shqiptarët, duke përmendur se rreth 40 përqind e popullsisë ka lënë vendin nga viti 2014 deri më sot. Ai gjithashtu ka kritikuar rëndë rënien e turizmit në Shqipëri, duke e përshkruar këtë sektor si një mallkim për qytetarët shqiptarë që paguajnë shumë më tepër për infrastrukturën e turizmit sesa sa përfitojnë nga ajo.

Të dashur miq, në çdo variant, në çdo aspekt, në çdo drejtim që të analizosh, këto zhvillime dramatike, në çdo formë që ta analizosh zbrazjen e tmerrshme të Shqipërisë nga shqiptarët, largimin e tyre masiv për shkak të kushteve të kalkuluara nga vendi dhe dheu i tyre, në rreth 40 përqind nga viti 2014 gjer sot, në çdo rrafsh që të shqyrtosh rënien dramatike të turizmit në këtë vend dhe shndërrimin e kësaj pasurie përrallore në një mallkim të vërtetë për qytetarët shqiptarë, në kuptimin që ata fitojnë në vit 3 gjer në 4 euro dhe paguajnë nga taksat e tyre në vit për turizmin 215-220 euro. Paguajnë në vit në total 430 milionë euro për infrastrukturën e resorteve të miqve të Edi Ramës dhe pronave të tij dhe marrin gjithsej si shoqëri 8 milionë euro, një shumë qesharakë, e paimagjinueshme.

Në të gjitha këto të del një emër si strumbullar dhe ky emër është Edi Rama. Ky njeri, për pushtetin dhe pasurimin e tij, nuk njeh komb, nuk njeh moral, nuk njeh atdhe, nuk njeh ligj, nuk njeh Kushtetutë. Ky është armiku më i egër i kombit, i moralit, i qytetarit, i vendit, i flamurit, i Shqipërisë. Ky është hajduti më i papërmbajtur, i cili e vodhi këtë vend si asnjë sundimtar tjetër në histori. Edhe njëherë iu rikujtoj shqiptarëve se vërtet Enver Hoxha ndërtoi një vilë në mes të Bllokut 3-4 katëshe, por ky Hitler i pasluftës së dytë botërore, nuk e regjistroi ndonjëherë atë në emër të familjes së tij. Kurse Edi Rama, pa u bërë kryeministër, në shkelje flagrante të ligjeve, ndërtoi sarajet 720 metra të gjata, me oborrin park 5 mijë metra katrorë. Ullinj qindravjeçarë që kushtojnë qindra mijëra euro,” tha Berisha.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

“Fute te spitali i Elbasanit se na iku”, 37-vjeçarja shtatzënë humb jetën në ambulancë...

0
Marjana Karolina Bunaj, 37-vjeçarja shtatzënë që humbi jetën teksa transportohej nga spitali i Pogradecit drejt Tiranës, priste fëmijën e saj të parë. Gruaja me origjinë...

32-vjeçari gjendet pa ndjenja në paraburgimin e Vlorës, ndërron jetë në spital – pritet...

0
Një 32-vjeçar ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në ambientet e dhomave të paraburgimit të Komisariatit të Policisë Vlorë. Viktima është identifikuar si Enea Shparthi,...

Aksidenti tragjik në Lurë–Rrëshen, zbardhen detajet: 20-vjeçari humbi jetën, dy të plagosurit jashtë rrezikut

0
Detaje të reja janë zbardhur nga aksidenti tragjik i ndodhur një ditë më parë në aksin rrugor Lurë–Rrëshen, ku humbi jetën 20-vjeçari Claudio Ndoj...