30.3 C
Tiranë
Wednesday, September 2, 2026

Komisionerja e BE-së paralajmëron Hungarinë për lehtësimin e vizave për Shtetasit Rusë dhe Bjellorusë

Komisionerja e Bashkimit Europian për Çështje të Brendshme, Ylva Johansson, ka paralajmëruar të enjten Hungarinë për vendimin e saj për të lehtësuar kufizimet e vizave për shtetasit rusë dhe bjellorusë, duke e konsideruar këtë veprim si një kërcënim të mundshëm për sigurinë. Johansson njoftoi se nëse shqetësimet e saj nuk trajtohen, BE do të marrë masa.

Muajin e kaluar, Hungaria zgjeroi programin e saj të imigracionit “karta kombëtare” për të përfshirë edhe shtetasit rusë dhe bjellorusë. Mbajtësit e këtij dokumenti kanë mundësinë të punojnë në Hungari pa iu nënshtruar kontrolleve të sigurisë dhe mund të sjellin me vete edhe familjen. Ky veprim ka ngjallur shqetësime tek zyrtarët e BE-së, të cilët frikësohen se Rusia dhe Bjellorusia mund të shfrytëzojnë këtë skemë për të infiltruar diversantë dhe spiunë në zonën Shengen, ndërsa BE po përpiqet të izolojë Moskën për luftën në Ukrainë.

Rusia është një kërcënim për sigurinë. Ne nuk na duhet më pak, por më shumë vigjilencë,” tha Johansson në një postim në rrjetin X. “Sot, përmes një letre, i kam kërkuar qeverisë hungareze të japë shpjegime. Nëse skema e tyre për lehtësim të rregullave përbën rrezik, ne do të veprojmë.

Ky incident reflekton tensionet në rritje mes udhëheqësve europianë dhe qeverisë së kryeministrit hungarez Viktor Orban lidhur me politikën e tij ndaj Rusisë. Orban ka mbajtur lidhje të ngushta me Moskën dhe vizitoi presidentin rus Vladimir Putin muajin e kaluar si pjesë e një “misioni paqeje”, i cili u ndërmor pa mbështetje nga BE-ja, disa ditë pas marrjes së presidencës së rradhës të bllokut.

Zonja Johansson nuk specifikoi se cilat veprime konkrete mund të ndërmerren, por Komisioni Evropian, organi ekzekutiv i BE-së, ka mundësinë të ndërmarrë veprime ligjore kundër një vendi anëtar nëse gjykon se ligji i BE-së është shkelur. Nga ana tjetër, Ministri i Jashtëm i Hungarisë, Peter Szijjarto, tha se shtetasit rusë dhe bjellorusë do të kenë nevojë për vizë për të hyrë në Hungari dhe në zonën Shengen, dhe lejet e qëndrimit për ta do të duhet të autorizohen nga autoritetet përkatëse.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

“Fute te spitali i Elbasanit se na iku”, 37-vjeçarja shtatzënë humb jetën në ambulancë...

0
Marjana Karolina Bunaj, 37-vjeçarja shtatzënë që humbi jetën teksa transportohej nga spitali i Pogradecit drejt Tiranës, priste fëmijën e saj të parë. Gruaja me origjinë...

32-vjeçari gjendet pa ndjenja në paraburgimin e Vlorës, ndërron jetë në spital – pritet...

0
Një 32-vjeçar ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në ambientet e dhomave të paraburgimit të Komisariatit të Policisë Vlorë. Viktima është identifikuar si Enea Shparthi,...

Aksidenti tragjik në Lurë–Rrëshen, zbardhen detajet: 20-vjeçari humbi jetën, dy të plagosurit jashtë rrezikut

0
Detaje të reja janë zbardhur nga aksidenti tragjik i ndodhur një ditë më parë në aksin rrugor Lurë–Rrëshen, ku humbi jetën 20-vjeçari Claudio Ndoj...