30.3 C
Tiranë
Wednesday, September 2, 2026

Arrestohen dy të rinj në Durrës për grabitjen e një taksisti

Një çift të rinjsh janë arrestuar nga Policia e Durrësit, pasi dyshohet se janë autorë të grabitjes së një taksisti. Ata akuzohen se kanë kërcënuar drejtuesin e taksisë me një thikë dhe më pas i kanë marrë një shumë parash.

Të arrestuarit janë:

– A. B., 26 vjeç, banues në Durrës
– V. B., 29 vjeçe, banuese në Kavajë

Sipas hetimeve, rreth orës 01:00 në lagjen Nr.13, në rrethrrotullimin “ILIRIA” në plazh, të dy këta individë hipën në automjetin e taksistit, shtetasin I. K. Në momentin që hipën në makinë, A.B. dyshohet se ka kërcënuar taksistin me një thikë, ndërsa V.B. ka marrë një shumë parash që taksisti kishte në makinë dhe janë larguar.

Njoftimi nga Policia thekson se, falë reagimit të shpejtë të forcave të rendit, u identifikuan dhe u arrestuan autorët e dyshuar. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës për veprime të mëtejshme.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

“Fute te spitali i Elbasanit se na iku”, 37-vjeçarja shtatzënë humb jetën në ambulancë...

0
Marjana Karolina Bunaj, 37-vjeçarja shtatzënë që humbi jetën teksa transportohej nga spitali i Pogradecit drejt Tiranës, priste fëmijën e saj të parë. Gruaja me origjinë...

32-vjeçari gjendet pa ndjenja në paraburgimin e Vlorës, ndërron jetë në spital – pritet...

0
Një 32-vjeçar ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në ambientet e dhomave të paraburgimit të Komisariatit të Policisë Vlorë. Viktima është identifikuar si Enea Shparthi,...

Aksidenti tragjik në Lurë–Rrëshen, zbardhen detajet: 20-vjeçari humbi jetën, dy të plagosurit jashtë rrezikut

0
Detaje të reja janë zbardhur nga aksidenti tragjik i ndodhur një ditë më parë në aksin rrugor Lurë–Rrëshen, ku humbi jetën 20-vjeçari Claudio Ndoj...