Një i paraburgosur, Hekuran Myrtaj, ka ndërruar jetë sot në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” si pasojë e një arresti kardiak. Sipas informacioneve policore, Myrtaj ka humbur ndjenjat ndërsa ndodhej në zonën e ajrosjes në orën 17:03. Ai u dërgua me urgjencë në spital nga punonjësit e sigurisë dhe ndihmës mjekët në IEVP “Jordan Misja”, por ka ndërruar jetë në orën 17:58.
Myrtaj ishte arrestuar më 17 korrik për kultivim të bimëve narkotike. Organet kompetente janë duke hetuar rrethanat e ngjarjes për të zbardhur shkakun e saktë të vdekjes.