33 C
Tiranë
Tuesday, September 1, 2026

“Si çdo premtim tjetër, edhe ky ishte një tjetër mashtrim i madh Ramës”, Denoncimi i Albana Vokshit për Spitalin Rajonal të Fierit

Deputetja demokrate, Albana Vokshi, ka denoncuar përkeqësimin e kushteve në Spitalin Rajonal të Fierit, duke akuzuar se pacientëve nuk u është siguruar ushqim që nga marsi i këtij viti. Në një deklaratë për mediat, Vokshi tha se spitali ka mbledhur 6,6 ton mbetje spitalore brenda ambienteve të tij, të cilat duhet të ishin asgjësuar për të shmangur rreziqe për shëndetin e pacientëve dhe stafit.

Sipas Vokshit, këto janë disa nga problemet që kanë dalë në pah në spitalin rajonal të Fierit:
Rama – Manastirlliu në atë kohë premtuan një qendër ekselence, shembull të sistemit shëndetësor dhe një qendër e transferimit të teknologjisë e të dijes nga sistemi shëndetësor turk në sistemin shëndetësor shqiptar. Ata premtuan që ky spital do shërbente si një laborator i dijeve të transferuara, rritje kapacitetesh, eksperiencë e mbi të gjitha do të realizonte atë objektiv që ka pasur prej kohësh, që qytetarët shqiptarë të mos shkonin në Turqi por të merrnin shërbimin shëndetësor cilësor në Shqipëri. Por si çdo premtim tjetër, edhe ky ishte një tjetër mashtrim i madh i Edi Ramës. Sepse spitali rajonal i Fierit jo vetëm nuk është shndërruar në qendër ekselence, në të kundërt, po shndërrohet në një qendër vuajtje të pacientëve të cilët nuk marrin as shërbimin me standarde minimale. Nga informacionet qe kanë ardhura pranë PD, ka më shumë se 4 muaj që spitali (që nga muaji Mars) nuk ka fonde për furnizim me ushqime.

Pacientët i sigurojnë vetë ushqimet që duhet të marrin gjatë ditës. ashtu edhe për lavanderi. Çdo gjë sigurohet nga familjarët e pacientëve. Nuk mjafton kjo, por në spital, sot që në flasim, informohemi që janë grumbulluar 6,6 ton mbetje spitalore brenda ambienteve të spitalit rajonal të Fierit në vend që ato t’i asgjësojnë. Mendoni pak, brenda ambienteve të spitalit, për shkak se nuk kanë gjetur një vend për t’i asgjësuar janë mbetje të rrezikshme, që lëshojnë gazra apo substanca të rrezikshme për pacientët, familjarët por edhe stafin e spitalit”,

Vokshi kritikoi ashpër premtimet e Kryeministrit Edi Rama dhe Ministres së Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, për ndërtimin dhe modernizimin e spitalit. Ajo akuzoi se spitali i Fierit, i cili u ndërtua në kohë rekord për zgjedhjet e 2021, nuk është shndërruar në një qendër ekselence, siç ishte premtuar, por ka përfunduar në një qendër vuajtjesh për pacientët.

Ky denoncim pason kritika të tjera ndaj menaxhimit të shëndetësisë dhe infrastrukturës spitalore në Shqipëri, duke ngritur shqetësime për cilësinë e shërbimeve dhe kushtet në spitalet publike.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

“Fute te spitali i Elbasanit se na iku”, 37-vjeçarja shtatzënë humb jetën në ambulancë...

0
Marjana Karolina Bunaj, 37-vjeçarja shtatzënë që humbi jetën teksa transportohej nga spitali i Pogradecit drejt Tiranës, priste fëmijën e saj të parë. Gruaja me origjinë...

32-vjeçari gjendet pa ndjenja në paraburgimin e Vlorës, ndërron jetë në spital – pritet...

0
Një 32-vjeçar ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në ambientet e dhomave të paraburgimit të Komisariatit të Policisë Vlorë. Viktima është identifikuar si Enea Shparthi,...

Aksidenti tragjik në Lurë–Rrëshen, zbardhen detajet: 20-vjeçari humbi jetën, dy të plagosurit jashtë rrezikut

0
Detaje të reja janë zbardhur nga aksidenti tragjik i ndodhur një ditë më parë në aksin rrugor Lurë–Rrëshen, ku humbi jetën 20-vjeçari Claudio Ndoj...