22.1 C
Tiranë
Wednesday, June 17, 2026

Ethet e Nilit Perëndimor në Shqipëri: Në QSUT ndodhen të shtruar 9 persona

Virusi “Ethet e Nilit Perëndimor” ka mbërritur në Shqipëri, por mjeku Ilir Alimehmeti shprehet se nuk ka vend për panik. Në një intervistë për RTSH24, ai deklaroi se ky virus prek më shumë moshën e tretë dhe të sëmurët, por ka një rrezikshmëri shumë të ulët për jetën.

Simptomat dhe Rrezikshmëria

“Është një sëmundje që prek numra të vegjël njerëzish dhe një pjesë e mirë e tyre nuk shfaqin asnjë simptomë, duke mos e kuptuar që janë prekur. Një numër i vogël që shfaqin simptoma do të kenë kryesisht dhimbje trupi, koke, temperaturë. Dhe një përqindje shumë e vogël do të kenë situate si menengit dhe encenfalit dhe nga këta të fundit nga 10 persona të prekur, 9 prej tyre shpëtojnë. Pra ka një shkallë shumë të ulët rrezikshmërie për jetën.

Edhe ky 0.1 përqindësh që rrezikon prek më shumë moshën e tretë, për njerëz të sëmurë e të tjerë.

Pra është një virus që e njohim, një virus me simptoma që i njohim dhe me vdekshmëri 0.1 përqind dhe një mundësi për të kaluar në forma të rënda, kryesisht tek moshat e mëdha.

Është e vështirë identifikimi pasi ka simptoma të njejta me ato që qarkullojnë gjatë stinës së verës. Vetëm nëse të shfaqen shenja si nervozizëm, humbje të vetëdijes këto janë shenja të sistemin qendror nervor. Nuk transmetohet nga njeriu tek njeriu, por vetëm nga infektimi nga mushkonjat. Ruhuni nga mushkonjat pasi mund të transmetojnë shumë sëmundje”, tha mjeku.

Në spitalin infektiv në QSUT ndodhen të shtruar 9 persona të prekur nga disa forma të rëndë si pasojë e etheve të Nilit Perëndimor.

Mjeku Ilir Alimehmeti siguroi se situata është nën kontroll dhe nuk ka vend për panik. Ai këshilloi qytetarët të ruajnë qetësinë dhe të marrin masa mbrojtëse kundër pickimeve të mushkonjave, duke theksuar se virusi ka një rrezikshmëri shumë të ulët për jetën.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Tentoi të grabiste ‘Big Market’, përplaset me policinë”/ Momenti kur i dyshuari shoqërohet me...

0
Një incident është regjistruar në ambientet e një supermarketi “Big Market”, ku një person i dyshuar për tentativë grabitjeje është përfshirë në një përplasje...

“Lilo & Stitch” dhe “The Ring” në zi/ Ndërron jetë në moshën 35-vjeçare aktorja...

0
Aktorja amerikane Daveigh Chase, e njohur për rolin e frikshëm të Samara Morgan në The Ring dhe si zëri i Lilo-s në Lilo &...

Fund tragjik pas 50 orësh kërkime/ Gjendet trupi i pajetë i të riut që...

0
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Liqenin e Ulzës, ku pas më shumë se 50 orësh kërkime intensive është gjetur trupi i pajetë...

“Eliminuar nga miku i tij?”/ 34-vjeçari Eglant Koçi i zhdukur prej 12 ditësh, policia:...

0
Prej 12 ditësh, 34-vjeçari Eglant Koçi vijon të rezultojë i zhdukur, ndërsa ende nuk ka asnjë gjurmë për vendndodhjen e tij. Bazuar në provat e...

“Shqipëria nuk është në shitje”/ Ilaria Salis në PE: Mijëra qytetarë në protesta, BE...

0
Eurodeputetja italiane Ilaria Salis ka komentuar zhvillimet e fundit politike dhe sociale në Shqipëri, duke e cilësuar valën e protestave si një sinjal të...