21.5 C
Tiranë
Wednesday, April 29, 2026
spot_img

Rrumbullaku takon delegacionin e FBI-së: Detaje nga biseda

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Muhamet Rrumbullaku, ka pritur në takim një delegacion të Zyrës Federale të Hetimit të SHBA-së (FBI), i shoqëruar nga drejtuesi i Programit Ndërkombëtar të Asistencës për Trajnimet mbi Hetimet Kriminale (ICITAP) në Ambasadën Amerikane në Tiranë, Richard Deasy.

Gjatë takimit, Rrumbullaku shprehu falënderime të thella për Qeverinë Amerikane dhe agjencitë e saj për asistencën e ofruar për Policinë e Shtetit. Ai nënvizoi bashkëpunimin profesional dhe të besueshëm në fushën e hetimit dhe goditjes së krimit dhe terrorizmit.

Drejtori i Përgjithshëm theksoi qasjen proaktive të Policisë së Shtetit ndaj krimit të organizuar dhe rëndësinë e bashkëpunimit me FBI-në për shkëmbimin e shpejtë dhe në kohë reale të informacionit, si dhe nevojën për angazhim nëpërmjet Skuadrave të Përbashkëta Hetimore.

Gjatë takimit, Rrumbullaku gjithashtu informoi delegacionin amerikan mbi rezultatet e aksionit më të fundit në bashkëpunim me palën britanike për goditjen e trafikimit të armëve.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Takimi në SPAK/ Klodian Braho pret ministren austriake Anna Sporrer: “Qëllimi është të forcohen...

0
Kreu i SPAK, Klodian Braho, ka zhvilluar një takim në ambientet e institucionit me ministren e Drejtësisë së Austrisë, Anna Sporrer. Vizita e Sporrer në...

Horoskopi ditor, e Mërkurë, 29 Prill 2026

0
♈ Dashi Duhet të ngadalësosh ritmin dhe të mendosh para se të veprosh. Sot vlen më shumë strategjia sesa nxitimi. ♉ Demi Je në kulmin e energjisë...

Parashikimi I motit, e Mërkurë, 29 Prill 2026

0
Më 29 prill 2026, moti në Shqipëria paraqitet i ngrohtë dhe kryesisht i qëndrueshëm, me kushte pothuajse verore në pjesën më të madhe të...

Dosja “Pepa”/ 69 mln euro pasuri të dyshuara nga trafiku i kokainës, si funksiononte...

0
Detaje të reja kanë dalë nga dosja hetimore ndaj grupit kriminal të drejtuar nga Jetmir Pepa dhe vëllezërit e tij, të cilët dyshohet se...

Britani / Arrestohet një 30-vjeçar shqiptar, dyshohet për sulm seksual ndaj një të miture

0
Një ngjarje e rëndë është raportuar në Mbretërinë e Bashkuar, ku autoritetet kanë arrestuar shtetasin Ershad Kurtaj, i dyshuar për përfshirje në një rast...