11.5 C
Tiranë
Sunday, March 15, 2026
spot_img

“Pamë metoda antidemokratike në të gjitha stadet”, Gjikuria Reagon pas humbjes në zgjedhjet e Himarës

Kandidati i Sali Berishës, Petraq Gjikuria, ka reaguar dje pas humbjes në zgjedhjet e Himarës. Në një postim në rrjetet sociale, Gjikuria ka falenderuar votuesit për mbështetje, por ka shprehur akuza ndaj pushtetit dhe mazhorancës për përdorimin e metodave anti-demokratike.

Gjikuria e ka cilësuar betejën e fundit si një vazhdim të shumë betejave të mëdha të bëra nga himariotët, veçanërisht gjatë viteve të fundit, të udhëhequr nga Fredi Beleri. Ai ka akuzuar pushtetin për manipulimin e procesit zgjedhor në favor të kundërshtarëve, duke përdorur metoda që ai i konsideron anti-demokratike për të ndryshuar listat e zgjedhësve dhe për të përfshirë një ushtri partiake që i mohoi të drejtën e votës mijëra qytetarëve të Himarës.

“Pamë metoda antidemokratike në të gjitha stadet e zgjedhjeve. Rezultati ishte produkt i transformimit të listës së zgjedhësve për të përmbushur interesat e kundërshtarëve tanë, duke dhënë mundësinë që një ushtri partiake të merrte pjesë në zgjedhje dhe duke mohuar të drejtën e mijëra qytetarëve të Himarës, duke përfshirë shtetin dhe parashtetin. Qëllimi ishte të kishim një kryebashkiak të dobët që do t’u shërbejë interesave të Edi Ramës dhe partisë së tij,” tha Gjikuria.

Ai e përfundoi postimin duke falenderuar ata që e ndihmuan në fushatën elektorale dhe duke theksuar se beteja për Himarën do të vazhdojë. “Dëshiroj të falënderoj të gjithë ata që ndihmuan në këtë fushatë elektorale për garën e bukur dhe të ndershme që bëmë. Beteja për të nesërmen e Himarës vazhdon,” shtoi Gjikuria.

Kujtojmë se Vangjel Tavo fitoi zgjedhjet e pjesshme lokale në Himarë përballë Petraq Gjikurias, duke siguruar 5022 vota kundrejt 3545 votave të Gjikurisë. Procesi zgjedhor i djeshëm ka shkuar qetë dhe pa incidente gjatë votimit dhe numërimit të votave.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

BE shtyn rregullat e reja për inteligjencën artificiale deri në vitin 2027

0
Vendet anëtare të Bashkimi Evropian po planifikojnë të zbatojnë rregulla më të rrepta për ofruesit e inteligjencës artificiale shumë më vonë nga sa ishte...

Ambrozia Meta: “Rama më tha në korridor: ‘Je e përjashtuar përgjithmonë nga konferencat’”

0
Tensionet mes Kryeministrit Edi Rama dhe gazetarëve janë rikthyer sërish në qendër të debatit publik, pas incidentit të ndodhur gjatë një konference për shtyp...

Adrola Dushi për lidhjen me Capital T: “Janë bërë disa vite që jemi bashkë,...

0
E ftuar në një studio televizive, modelja Adrola Dushi ndau disa detaje nga jeta e saj personale, duke folur për lidhjen me këngëtarin Capital...

Raporti i PE: “Progresi i Serbisë drejt anëtarësimit në Bashkimi Evropian ka ngecur”

0
Progresi i Serbisë drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian është ndalur vitet e fundit, sipas një draft-raporti të Parlamenti Evropian, në të cilin N1 ka...

Mos e hiqni shtresën e bardhë të portokallit: ekspertët tregojnë pse është shumë e...

0
Shumë njerëz, kur hanë një portokall, e heqin shtresën e bardhë që ndodhet nën lëkurë, e njohur si palcë ose albedo, kryesisht për shkak...