36 C
Tiranë
Wednesday, September 2, 2026

Alarm sigurie në Paris: Personi i paautorizuar krijon panik në Kullën Eiffel

Pak para ceremonisë së mbylljes së Lojërave Olimpike në Paris 2024, një incident ka ndodhur në zemrën e kryeqytetit francez. Një individ, i cili ishte ngjitur në mënyrë të paligjshme në strukturën e hekurt të kullës Eiffel, shkaktoi panik te autoritetet dhe qytetarët. I quajtur “spiderman”, ky individ u pa duke ngjitur kullën pa kushte sigurie, duke nxitur frikën se mund të ishte një terrorist.

Policia franceze urdhëroi menjëherë evakuimin e kullës dhe mbylljen e saj përkohësisht për të shmangur ndonjë rrezik të mundshëm. Mediat franceze dhe ndërkombëtare raportuan se individi nuk kishte autorizim për veprimin e tij dhe se kishte ndërmarrë sfidën e rrezikshme për shkak të dëshirës për të fituar “medaljen” e tij personale. Pas vendosjes së qetësisë në kullën emblematike, autoritetet arrestuan dhe shoqëruan personin për në komisariat për marrje në pyetje, duke konfirmuar se nuk kishte lidhje me terrorizmin.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

“Fute te spitali i Elbasanit se na iku”, 37-vjeçarja shtatzënë humb jetën në ambulancë...

0
Marjana Karolina Bunaj, 37-vjeçarja shtatzënë që humbi jetën teksa transportohej nga spitali i Pogradecit drejt Tiranës, priste fëmijën e saj të parë. Gruaja me origjinë...

32-vjeçari gjendet pa ndjenja në paraburgimin e Vlorës, ndërron jetë në spital – pritet...

0
Një 32-vjeçar ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në ambientet e dhomave të paraburgimit të Komisariatit të Policisë Vlorë. Viktima është identifikuar si Enea Shparthi,...

Aksidenti tragjik në Lurë–Rrëshen, zbardhen detajet: 20-vjeçari humbi jetën, dy të plagosurit jashtë rrezikut

0
Detaje të reja janë zbardhur nga aksidenti tragjik i ndodhur një ditë më parë në aksin rrugor Lurë–Rrëshen, ku humbi jetën 20-vjeçari Claudio Ndoj...