34 C
Tiranë
Wednesday, September 2, 2026

Arrestohet një 20-vjeçar shqiptar në Milano për trafik droge

Një 20-vjeçar shqiptar u arrestua mbrëmjen e djeshme në Milano, nën akuzën e trafikut të drogës së fortë në qytet. Aksioni u zhvillua në zonën e “Porta Venezias”, pak para orës 22:00, kur oficerët në shërbim vunë re të riun duke drejtuar një makinë të vogël, të regjistruar në emër të një kompanie që lëshonte automjete me qira. Makina u ndalua në Palestro, ku policia dyshoi se i riu po priste dikë për të kryer një transaksion të paligjshëm.

Pas disa minutash, një 36-vjeçar italian zbriti nga një pallat aty pranë dhe hyri në makinë, duke dalë sërish pas një kohe të shkurtër. Policia ndërhyri menjëherë dhe e ndaloi për kontroll, ku zbuloi se ai sapo kishte blerë një gram e gjysmë kokainë, për të cilën kishte paguar 70 euro. Pas kësaj, oficerët ndaluan dhe kontrolluan drejtuesin e makinës, duke zbuluar 20 doza me peshë totale 22 gramë kokainë, të fshehura brenda dy prizave elektrike.

Gjatë kontrollit të mëtejshëm në makinë, u gjetën edhe 44 mbështjellëse të tjera me 93 gramë kokainë, të vendosura në një qese në sedilen e pasme. I riu, i njohur si i pastrehë, kishte me vete 830 euro cash, të cilat u sekuestruan si të ardhura nga aktiviteti i paligjshëm. Aktualisht, shqiptari po i nënshtrohet hetimeve për të zbuluar rrjetin kriminal me të cilin bashkëpunonte për furnizimin me drogë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

“Fute te spitali i Elbasanit se na iku”, 37-vjeçarja shtatzënë humb jetën në ambulancë...

0
Marjana Karolina Bunaj, 37-vjeçarja shtatzënë që humbi jetën teksa transportohej nga spitali i Pogradecit drejt Tiranës, priste fëmijën e saj të parë. Gruaja me origjinë...

32-vjeçari gjendet pa ndjenja në paraburgimin e Vlorës, ndërron jetë në spital – pritet...

0
Një 32-vjeçar ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në ambientet e dhomave të paraburgimit të Komisariatit të Policisë Vlorë. Viktima është identifikuar si Enea Shparthi,...

Aksidenti tragjik në Lurë–Rrëshen, zbardhen detajet: 20-vjeçari humbi jetën, dy të plagosurit jashtë rrezikut

0
Detaje të reja janë zbardhur nga aksidenti tragjik i ndodhur një ditë më parë në aksin rrugor Lurë–Rrëshen, ku humbi jetën 20-vjeçari Claudio Ndoj...