30.3 C
Tiranë
Wednesday, September 2, 2026

Arrestohet 23-vjeçari në Burrel: Sekuestrohen armë dhe municione

Një 23-vjeçar është arrestuar në Burrel pasi u kap duke qarkulluar i armatosur. Policia, pas marrjes së informacionit se ai lëvizte me armë, organizoi pika kontrolli për të lokalizuar automjetin e tij. Sapo drejtuesi i mjetit, i identifikuar si A.M., 23 vjeç, banues në Burrel, konstatoi një pikë kontrolli, ai hodhi pistoletën nga automjeti i tij mbi taracën e një lokali dhe u përpoq të largohej.

Arratisja e të riut nuk zgjati shumë, pasi ai u kap dhe u arrestua. Në cilësinë e provës materiale, policia sekuestroi një pistoletë, municion luftarak, fitil zjarrpërcjellës, një kapsollë detonator dhe automjetin tip “Benz” me të cilin ai po udhëtonte.

Materialet procedurale janë dorëzuar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër për veprime të mëtejshme.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

“Fute te spitali i Elbasanit se na iku”, 37-vjeçarja shtatzënë humb jetën në ambulancë...

0
Marjana Karolina Bunaj, 37-vjeçarja shtatzënë që humbi jetën teksa transportohej nga spitali i Pogradecit drejt Tiranës, priste fëmijën e saj të parë. Gruaja me origjinë...

32-vjeçari gjendet pa ndjenja në paraburgimin e Vlorës, ndërron jetë në spital – pritet...

0
Një 32-vjeçar ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në ambientet e dhomave të paraburgimit të Komisariatit të Policisë Vlorë. Viktima është identifikuar si Enea Shparthi,...

Aksidenti tragjik në Lurë–Rrëshen, zbardhen detajet: 20-vjeçari humbi jetën, dy të plagosurit jashtë rrezikut

0
Detaje të reja janë zbardhur nga aksidenti tragjik i ndodhur një ditë më parë në aksin rrugor Lurë–Rrëshen, ku humbi jetën 20-vjeçari Claudio Ndoj...