34 C
Tiranë
Wednesday, September 2, 2026

Bashkimi Europian mobilizon ndihma për Shqipërinë dhe Greqinë për përballimin e zjarreve

Bashkimi Europian ka ndërmarrë masa të menjëhershme për të ndihmuar Shqipërinë dhe Greqinë në menaxhimin e situatës emergjente me zjarret që kanë përfshirë këto vende. Qendra e Koordinimit dhe Reagimit Emergjent të Komisionit Evropian ka mobilizuar burime ajrore dhe tokësore nga disa vende evropiane që janë pjesë e Mekanizmit të Mbrojtjes Civile.

Ndihma për Greqinë dhe Shqiperine

Greqia do të marrë ndihmë nga 2 helikopterë të dërguar nga Franca dhe Serbia, të cilët do të kontribuojnë në shuarjen e vatrave të zjarrit nga ajri. Për të ndihmuar në terren, ekipe zjarrfikësish nga Çekia, Franca, Italia, Serbia dhe Rumania janë mobilizuar dhe do të operojnë në zona të ndryshme, duke përfshirë edhe afërsi të Athinës, ku zjarret kanë shkaktuar më shumë dëme.

Për Shqipërinë, ndihma do të vijë në formën e një avioni ushtarak shumëfunksional nga Rumania, i cili ka një kapacitet prej 6 tonësh ujë. Avioni pritet të japë ndihmën e parë sot, duke kontribuar në përballimin e zjarreve që kanë prekur disa rajone të vendit.

BE Mbështet Luftën Kundër Zjarreve

Komisioneri Evropian për Menaxhimin e Krizave, Janez Lenarčič, përmes një postimi në platformën “X”, konfirmoi angazhimin e Bashkimit Europian për të qëndruar në krah të Shqipërisë dhe Greqisë në luftën kundër zjarreve. Lenarčič theksoi se Komisioni Europian është duke monitoruar nga afër situatën dhe është i gatshëm të ofrojë ndihmë të mëtejshme nëse do të jetë e nevojshme.

Si pjesë e masave parandaluese për sezonin veror, Bashkimi Europian ka përmirësuar flotën e saj në gatishmëri, e cila tani përfshin 28 aeroplanë dhe 4 helikopterë të stacionuar në 10 shtete anëtare. Gjithashtu, mbi 540 zjarrfikës nga 12 vende janë vendosur në pika strategjike në të gjithë Evropën, të gatshëm për të ndihmuar brigadat lokale të zjarrfikësve sipas nevojës.

Kjo ndihmë vjen në një moment kritik për Shqipërinë dhe Greqinë, të cilat po përballen me sfida të mëdha për shkak të zjarreve të fuqishme që kanë përfshirë territoret e tyre.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

“Fute te spitali i Elbasanit se na iku”, 37-vjeçarja shtatzënë humb jetën në ambulancë...

0
Marjana Karolina Bunaj, 37-vjeçarja shtatzënë që humbi jetën teksa transportohej nga spitali i Pogradecit drejt Tiranës, priste fëmijën e saj të parë. Gruaja me origjinë...

32-vjeçari gjendet pa ndjenja në paraburgimin e Vlorës, ndërron jetë në spital – pritet...

0
Një 32-vjeçar ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në ambientet e dhomave të paraburgimit të Komisariatit të Policisë Vlorë. Viktima është identifikuar si Enea Shparthi,...

Aksidenti tragjik në Lurë–Rrëshen, zbardhen detajet: 20-vjeçari humbi jetën, dy të plagosurit jashtë rrezikut

0
Detaje të reja janë zbardhur nga aksidenti tragjik i ndodhur një ditë më parë në aksin rrugor Lurë–Rrëshen, ku humbi jetën 20-vjeçari Claudio Ndoj...