23.2 C
Tiranë
Tuesday, June 23, 2026

Erjola Doçi: Ambiciet e reja dhe deshira për “Fan Club-i i Big Brother VIP”

Erjola Doçi, një nga moderatorët e njohur të ekranit, nuk ka ndonjë problem të shprehë hapur ambiciet e saj televizive. Aktualisht pjesë e programit “E Diell” në Top Channel, Erjola është e gatshme të niste diçka të re dhe personale – një projekt që e quan “bebe”, i krijuar dhe i moderuar prej saj.

Ky projekt i ri mbetet një mister deri në sezonin e ardhshëm televiziv, dhe ndonëse është e sigurt që çdo projekt i ri do të vijë në Top Channel, Erjola ka zgjedhur të mos zbulojë më shumë detaje në këtë moment.

Kur pyetet për një program që do të kishte dashur ta prezantonte, Erjola ka një emër të preferuar: “Fan Club-i i Big Brother VIP”. Ajo shprehet se i pëlqen ideja të sjellë diçka të sajën dhe e sheh mundësinë e moderimit të këtij emisioni si një mundësi interesante, duke theksuar se nuk ka një moderator të fiksuar dhe se emisioni ka ndryshuar shpeshherë.

“Më pëlqen që të sjell diçka vetë, një bebe vetë, patjetër që në Top, aty do jem. Po mendoj për diçka timen, që dua ta sjell. Pas pushimeve do e sjell gjënë gati, po nëse do më pëlqente diçka, më pëlqen Fan Club-i, pse jo? Nuk ka një moderator fikse, është një emision që ka ndryshuar dhe, pse jo? Mendoj se mund të përshtatej me mua,” shprehet Erjola, duke shtuar se nuk i pëlqen të zërë vendin e askujt dhe se preferon të zgjidhë emisione që nuk janë nën përgjegjësinë e një moderatori të caktuar.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Protesta nisi për mbrojtjen e mjedisit dhe bitisi me ndotjen e vetvetes”, Rama publikon...

0
Kryeministri Edi Rama ka reaguar në rrjetet sociale pas protestës së 22-të të zhvilluar përpara Kryeministrisë, duke publikuar pamje nga zona pas përfundimit të...

Horoskopi ditor, e Hënë, 22 Qershor 2026

0
Horoskopi ditor – 22 Qershor 2026 ♈ Dashi Dita ju gjen plot energji dhe dëshirë për të vepruar. Mund të merrni iniciativën në një çështje që...

Parashikimi I motit, e Hënë, 22 Qershor 2026

0
Për 22 qershorin, moti në Shqipëri pritet të jetë tipik veror, me diell dhe temperatura të larta në shumicën e territorit. Një valë e...

“Mrekullia e Curaçaos” në Botëror, ndal Ekuadorin dhe shkruan historinë me pikën e parë...

0
Një rezultat historik është regjistruar në Kupën e Botës 2026, teksa Curaçao ka siguruar pikën e parë në historinë e pjesëmarrjeve të saj në...

Konflikti mes fqinjëve përfundon në tragjedi, 25-vjeçari dyshohet se vrau me thikë 60-vjeçarin në...

0
Një ngjarje e rëndë ka tronditur mbrëmjen e së shtunës qytetin e Rrogozhinës, ku një konflikt mes dy fqinjëve ka përfunduar me humbjen e...