9.5 C
Tiranë
Wednesday, May 6, 2026
spot_img

Kryeministri i Tajlandës, shkarkohet nga detyra për shkelje të Kushtetutës

Kryeministri i Tajlandës, Srettha Thavisin, është shkarkuar nga detyra pas një vendimi tronditës të Gjykatës Kushtetuese, që e ka zhytur vendin në një pasiguri të mëtejshme politike. Gjykata në Bangkok vendosi të mërkurën se Srettha, një manjat i pasurive të paluajtshme, kishte shkelur kushtetutën duke emëruar një avokat që kishte vuajtur burg në kabinetin e tij.

Pesë nga nëntë gjyqtarët votuan për shkarkimin e Srettha-s dhe kabinetit të tij, duke argumentuar se ai ishte “i vetëdijshëm se emëroi një person me mungesë të theksuar të integritetit moral”. Ky vendim pason shpërndarjen e Partisë popullore progresive “Lëviz Përpara”, e cila kishte fituar më shumë vende në zgjedhjet e vitit të kaluar, duke ndaluar gjithashtu liderët e saj nga politika për 10 vjet.

Pas vendimit, Srettha tha se kishte bërë më të mirën në detyrën e tij si kryeministër dhe e pranoi verdiktin e gjykatës. Kjo situatë pritet të sjellë më shumë trazira në peizazhin tashmë të trazuar politik të Tajlandës, ku gjatë dy dekadave të fundit janë përballur me ndalime të shumta ligjvënës, shpërbërje partish, dhe rrëzim kryeministrash me grusht shteti ose vendime gjyqësore.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Salianji shpërthen ndaj Berishës: “Regjim Rama–Berisha, PD farsë dhe uzurpim i partisë”

0
Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka ashpërsuar akuzat ndaj kryedemokratit Sali Berisha, disa ditë pasi u përjashtua nga gara për drejtimin e PD-së,...

“Nuk di a e meriton të rrijë më aty brenda ajo vajzë”, Ermal Mamaqi...

0
Mbrëmja e djeshme në spektaklin “Ferma VIP” u shoqërua me zhvillime të forta dhe tension të lartë mes konkurrentëve, pas eliminimit të Adionit dhe...

“Pyeste vetëm për shokët…” – babai i të miturit të plagosur rrëfen momentet pas...

0
Tragjedia e rëndë e ndodhur në Durrës, ku një aksident i mori jetën dy fëmijëve dhe plagosi një tjetër të mitur, vijon të trondisë...

Tragjedi në Elbasan: 56-vjeçari gjendet i pajetë, dyshohet vetëvrasje me armë zjarri

0
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën e “Urës së Lizës” në Elbasan, ku një 56-vjeçar është gjetur pa shenja jete, dyshohet si...

“Devijova për të shmangur një makinë” – dëshmia e Nikoll Radaçit pas tragjedisë në...

0
Nikoll Radaçi ka dhënë dëshminë e tij lidhur me aksidentin tragjik në Durrës, ku humbën jetën dy fëmijë të mitur. Në deklarimet e tij...