23.5 C
Tiranë
Saturday, September 21, 2024
spot_img

Aksident në aksin Levan-Vlorë: Dy persona të plagosur jashtë rrezikut për jetën

Pasditen e sotme ka ndodhur një aksident në aksin e vjetër Levan-Vlorë, rreth 100 metra pas kalimit të Qafës së Koshovicës. Dy automjete, një Benz dhe një Audi, janë përplasur, duke shkaktuar plagosjen e dy personave. Të lënduarit, të cilët udhëtonin me automjetin tip Benz, janë transportuar menjëherë me autoambulancë në spitalin rajonal Fier dhe fatmirësisht janë jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje ndodhet policia e qarkullimit rrugor, e cila po punon për normalizimin e trafikut, pasi përplasja ka krijuar radhë të gjata automjetesh. Ndërkohë, drejtuesi i automjetit tjetër, Audi, ndodhet ende në vendngjarje. Hetimet për shkaqet e aksidentit po vijojnë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT