16.5 C
Tiranë
Friday, May 1, 2026
spot_img

Sa zgjat imuniteti pas dozës së dytë të vaksinës kundër Covid-19?

Sipas një studimi të ri, Moderna siguron mbrojte nga koronavirusi për të paktën 6 muaj. Rezultatet e studimit u botuan në New England Journal of Medicine.

Instituti Kombëtar Amerikan i Alergjisë dhe Sëmundjeve Infektive, i udhëhequr nga Nicole Doria-Rose, monitoroi 33 pjesëmarrës të moshës 18 deri në 71 vjeç në provat e vaksinave që në fund i dhanë dritën jeshile vaksinës.

Gjashtë muaj pas marrjes së dozës së dytë, sasia e antitrupave ishte në nivele të larta në të gjitha grupmoshat, por nivelet e tyre u ulën tek personat e moshuar, raporton abcnews.al

Për shembull, ndërsa nivelet e antitrupave te personat e moshës 18-55 që ishin mbi 92,000 gjashtë muaj më vonë, ato ranë në një mesatare prej rreth 62,000  te personat e moshës 56-70 dhe në 49,000 te personat mbi 71 vjeç.

Sidoqoftë, të gjithë pjesëmarrësit zhvilluan një përgjigje të fortë imune pas gjashtë muajsh. Këto rezultate  dalin në dritë pas gjetjeve të ngjashme për një vaksinë tjetër të rëndësishme me dy doza, atë të Pfizer / BioNTech.  Rezultatet e testeve të publikuara më 1 Prill zbuluan se vaksina ishte 91% efektive gjashtë muaj pas dozës së dytë.

Amesh Adalja, një virolog dhe studiues në Qendrën Johns Hopkins në Baltimore, ka shqyrtuar studimin duke shtuar se imuniteti ka të ngjarë të zgjasë më shumë se gjashtë muaj.

“Ne duhet të vazhdojmë me studime të tjera për të kuptuar nëse imuniteti zgjat më shumë se një vit “shtoi ai.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Enjte, 30 Prill 2026

0
♈ Dashi Ngadalëso ritmin dhe fokusohu te cilësia. Vendimet e menduara sot japin rezultate më të mira se veprimet e shpejta. ♉ Demi Je në qendër të...

Parashikimi I motit, e Enjte, 30 Prill 2026

0
Më 30 prill 2026, moti në Shqipëria paraqitet i ngrohtë dhe kryesisht i qëndrueshëm, me karakteristika pothuajse verore. Gjatë ditës priten kthjellime të gjata dhe...

Takimi në SPAK/ Klodian Braho pret ministren austriake Anna Sporrer: “Qëllimi është të forcohen...

0
Kreu i SPAK, Klodian Braho, ka zhvilluar një takim në ambientet e institucionit me ministren e Drejtësisë së Austrisë, Anna Sporrer. Vizita e Sporrer në...

Horoskopi ditor, e Mërkurë, 29 Prill 2026

0
♈ Dashi Duhet të ngadalësosh ritmin dhe të mendosh para se të veprosh. Sot vlen më shumë strategjia sesa nxitimi. ♉ Demi Je në kulmin e energjisë...

Parashikimi I motit, e Mërkurë, 29 Prill 2026

0
Më 29 prill 2026, moti në Shqipëria paraqitet i ngrohtë dhe kryesisht i qëndrueshëm, me kushte pothuajse verore në pjesën më të madhe të...