9.5 C
Tiranë
Tuesday, March 17, 2026
spot_img

Plagosje e rëndë në qendër të Kukësit: Një i mitur transportohet për ndihmë mjekësore në Prizren

Mbrëmjen e djeshme, pranë “Kullës së Qendresës” në qendër të qytetit të Kukësit, ndodhi një ngjarje e rëndë ku një i mitur 15-vjeçar u plagos rëndë. Incidenti, që ndodhi rreth orës 20:45 të së premtes, dyshohet se u shkaktua nga një përplasje fillimisht verbale, e cila eskaloi në përdorimin e një arme të ftohtë, thikë. Motivet e konfliktit janë ende nën hetim nga autoritetet.

Burime zyrtare bëjnë të ditur se Policia e Kukësit ka vepruar shpejt, duke identifikuar dhe shoqëruar në Komisariat një 15-vjeçar të dyshuar si autorin e plagosjes, si dhe një 14-vjeçar që është përfshirë në konfliktin mes dy të rinjve.

I plagosuri fillimisht u trajtua nga Urgjenca e Kukësit, por për shkak të mungesës së stafit kirurgjikal të specializuar në Spitalin Rajonal të Kukësit, ai u transportua në Spitalin e Prizrenit në Kosovë për trajtim të mëtejshëm. “Në vijim të informacionit paraprak të dhënë për plagosjen me mjet prerës të një 15-vjeçari gjatë një konflikti, të ndodhur në qytetin e Kukësit, ju informojmë se: Falë veprimeve të shpejta, shërbimet e Policisë Kukës, identifikuan dhe shoqëruan në Komisariat për veprime të mëtejshme, një 15-vjeçar që dyshohet si autor, si dhe një 14-vjeçar që është përfshirë në konflikt mes dy 15-vjeçarëve”, thuhet në deklaratën e policisë.

Policia ka gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale mjetin prerës (thikën) që dyshohet se është përdorur gjatë konfliktit. Hetimet po vazhdojnë në prani të psikologut, Prokurorit dhe familjarëve të të miturve për të sqaruar rrethanat e plota të ngjarjes.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sylvinho rikthen Taulant Seferin në Kombëtare për fazën “play-off”

0
Në një lëvizje strategjike për fazën vendimtare të kualifikimeve, trajneri i Kombëtares Shqiptare, Sylvinho, pritet të rikthejë sulmuesin Taulant Seferi në ekip. Ish-lojtari i...

Samsung ndalon Galaxy Z TriFold pas vetëm tre muajsh, shitjet vazhdojnë deri në stok

0
Telefoni i parë i Samsung me palosje të dyfishtë, Galaxy Z TriFold, pritet të ndërpritet rreth tre muaj pas lansimit të tij, sipas një...

Aksidenti tragjik në Tiranë: Autoboti i UKT u përplas me 72-vjeçaren, ja çfarë u...

0
Një aksident me pasoja fatale ka ndodhur mesditën e së martës në Tiranë, duke tronditur zonën e ish-ekspozitës në bulevardin Gjergj Fishta. Një grua...

Jennifer Lopez ndan momentet e lumtura të jetës: “Kur shfaqja mbaron, por muzika vazhdon”

0
Jennifer Lopez po shijon një nga periudhat më të bukura dhe më të qeta të jetës së saj, dhe këtë e ka reflektuar qartë...

Macron: “Ne nuk e zgjedhim luftën, kemi vetëm një pozicion mbrojtës”

0
Presidenti francez, Emmanuel Macron, riafirmoi pozicionin e Francës në konfliktin e Lindjes së Mesme, duke theksuar se vendi i tij nuk është pjesëmarrës aktiv...