30.3 C
Tiranë
Wednesday, September 2, 2026

Pelegrinazhi në Malin e Tomorrit: Masat e sigurisë dhe itinerarët për transportin

Nis ditën e nesërme dhe do të zgjasë për një javë, Pelegrinazhi i madh i Bektashinjve në malin e Tomorrit. Për të garantuar rendin dhe sigurinë gjatë këtij eventi të madh, Drejtoria Vendore e Policisë (DVP) Berat ka ndërmarrë një plan të detajuar masash. Ky plan përfshin bashkëpunimin e Policisë së Beratit me Komisariatet e Policisë Berat, Kuçovë dhe Skrapar, si dhe me institucione të tjera për të siguruar rendin, parandalimin e krimeve dhe rritjen e sigurisë rrugore.

Plani i Masave

Në përputhje me këtë plan, janë parashikuar shërbime shtesë në të gjitha akset rrugore që çojnë në Malin e Tomorrit, si dhe në ambientet e jashtme të Teqesë në këtë mal. Detyrat e planifikuara do të përballohen nga shërbimet e DVP Berat, në bashkëpunim me Forcat e Ndihmës së Shpejtë (FNSh) Fier, Njësinë Operacionale për Sigurinë Rrugore, forcat zjarrfikëse, Spitalin Rajonal Berat, organet e pushtetit vendor dhe Kryegjyshatën Botërore Bektashiane.

Itinerari për Transportin

Për drejtuesit e mjeteve që shkojnë në drejtim të malit të Tomorrit (drejt Teqesë):
– Hyrja e qytetit të Beratit
– Rrethrrotullimi i Kombinatit
– Unaza e qytetit
– Rrethrrotullimi i Uznovës
– Kryqëzimi i Plirëzit
– Teqeja e Kulmakut

Për drejtuesit e mjeteve që kthehen nga mali i Tomorrit (nga Teqeja):
– Teqeja e Kulmakut
– Bargullaz
– Pronovik
– Poliçan
– Uznovë
– Rruga kryesore “Antipatrea”
– Rrethrrotullimi i Kombinatit

Për ata që vijnë nga qyteti i Çorovodës:
– Aksi rrugor Çorovodë – Gjerbës – Teqeja e Kulmakut dhe anasjelltas

Kufizimet e Qarkullimit

Për mjetet:

– Në akset rrugore “Vlashuk Kuçovë – Berat”, “Ura Kuçit – Dimal – Berat”, “Pobrat – Dimal – Berat”, “Berat – Mali i Tomorrit”, “Berat – Çorovodë” dhe “Çorovodë – Gjerbës – Mali i Tomorrit”, nuk do të lejohen të qarkullojnë mjetet e tonazhit të rëndë nga ora 06:00 deri në 24:00 gjatë gjithë ditëve të pelegrinazhit.
– Autobusët, furgonat me mbi 8 persona dhe minibusët nuk do të lejohen të qarkullojnë në aksin rrugor “Plirëz – Teqeja e Kulmakut – Mali i Tomorrit”.
– Në segmentin rrugor “Plirëz – Teqeja e Kulmakut”, qarkullimi i mjeteve do të kryhet në kolonë dhe nuk do të lejohen parakalimet.
– Qëndrimi dhe pushimi i mjeteve në akset rrugore janë të ndaluara. Drejtuesit e mjeteve duhet të ndjekin udhëzimet e punonjësve të Policisë për vendet ku do të lejohet qëndrimi dhe parkimi i mjeteve.

Këto masa kanë për qëllim të sigurojnë një organizim të qetë dhe të sigurt për të gjithë pjesëmarrësit në pelegrinazhin e madh në Malin e Tomorrit.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

“Fute te spitali i Elbasanit se na iku”, 37-vjeçarja shtatzënë humb jetën në ambulancë...

0
Marjana Karolina Bunaj, 37-vjeçarja shtatzënë që humbi jetën teksa transportohej nga spitali i Pogradecit drejt Tiranës, priste fëmijën e saj të parë. Gruaja me origjinë...

32-vjeçari gjendet pa ndjenja në paraburgimin e Vlorës, ndërron jetë në spital – pritet...

0
Një 32-vjeçar ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në ambientet e dhomave të paraburgimit të Komisariatit të Policisë Vlorë. Viktima është identifikuar si Enea Shparthi,...

Aksidenti tragjik në Lurë–Rrëshen, zbardhen detajet: 20-vjeçari humbi jetën, dy të plagosurit jashtë rrezikut

0
Detaje të reja janë zbardhur nga aksidenti tragjik i ndodhur një ditë më parë në aksin rrugor Lurë–Rrëshen, ku humbi jetën 20-vjeçari Claudio Ndoj...