34 C
Tiranë
Tuesday, September 1, 2026

Eva Buzo përfundon me sukses sfidën e notit nga San Focca në Gadishullin e Karaburunit

Notarja dhe avokatja me origjinë shqiptare, Eva Buzo, ka përfunduar me sukses sfidën e saj të jashtëzakonshme duke notuar nga brigjet e San Focca, Itali, deri në Gadishullin e Karaburunit në Shqipëri. Ky udhëtim i gjatë dhe i lodhshëm përfundoi kur Eva arriti të prekë tokën shqiptare në një nga gjiret e Karaburunit, afër kepit të Gjuzës, pas një notimi të pandërprerë që zgjati plot 34 orë.

Sfida e sivjetme kishte një rëndësi të veçantë për Evën, pasi vitin e kaluar, për shkak të disa komplikacioneve, ajo nuk arriti të përfundojë këtë rrugëtim. Këtë herë, megjithatë, Eva tregoi një forcë të madhe fizike dhe psikologjike, duke përballuar me sukses të gjitha vështirësitë e udhëtimit. Gjatë këtij notimi të gjatë, ajo ndaloi vetëm për pak çaste për të pirë ujë, duke mbajtur një ritëm konstant dhe pa përballuar probleme të mëdha.

Në momentin e mbërritjes në tokën shqiptare, Eva nuk ishte në gjendje të fliste për shkak të kalcifikimit të gojës nga ekspozimi ndaj kripës, por gjendja e saj shëndetësore ishte shumë e mirë. Ky përfundim i suksesshëm i sfidës dëshmon vendosmërinë dhe qëndrueshmërinë e saj në përballjen me sfida të mëdha.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

“Fute te spitali i Elbasanit se na iku”, 37-vjeçarja shtatzënë humb jetën në ambulancë...

0
Marjana Karolina Bunaj, 37-vjeçarja shtatzënë që humbi jetën teksa transportohej nga spitali i Pogradecit drejt Tiranës, priste fëmijën e saj të parë. Gruaja me origjinë...

32-vjeçari gjendet pa ndjenja në paraburgimin e Vlorës, ndërron jetë në spital – pritet...

0
Një 32-vjeçar ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në ambientet e dhomave të paraburgimit të Komisariatit të Policisë Vlorë. Viktima është identifikuar si Enea Shparthi,...

Aksidenti tragjik në Lurë–Rrëshen, zbardhen detajet: 20-vjeçari humbi jetën, dy të plagosurit jashtë rrezikut

0
Detaje të reja janë zbardhur nga aksidenti tragjik i ndodhur një ditë më parë në aksin rrugor Lurë–Rrëshen, ku humbi jetën 20-vjeçari Claudio Ndoj...