13.5 C
Tiranë
Thursday, January 29, 2026
spot_img

Operacioni “Last Dinner”: Dy persona arrestohen në Durrës me kokainë të ndara në doza për shitje

Dy persona janë arrestuar në Durrës pasi u kapën me lëndë narkotike kokainë të ndarë në doza, gati për shitje. Operacioni i koduar “Last Dinner” është finalizuar nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve i DVP Durrës në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja”.

Në kuadër të megaoperacionit “Tempulli”, ku u administruan informacione të siguruara nga inteligjenca policore, u identifikua se dy shtetas po shisnin kokainë në lokalet e natës në Durrës. Gjatë operacionit, në afërsi të Stacionit të Trenit, u arrestuan në flagrancë shtetasit G. D., 19 vjeç dhe A. L., 19 vjeç, të dy banues në Shënavlash, Durrës. Ata u kapën për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” kryer në bashkëpunim.

Nga kontrolli i automjetit me të cilin lëviznin, policia gjeti dhe sekuestruan një sasi lënde narkotike kokainë të ndarë në doza, gati për shitje. Ky operacion i suksesshëm është një hap i rëndësishëm në luftën kundër tregtisë së paligjshme të narkotikëve në rajon.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Hëna e Plotë në Luan më 1 shkurt: Koha për të zbuluar fuqinë dhe...

0
Hëna e plotë e 1 shkurtit lind në shenjën e Luanit, duke sjellë një ndjesi shprese dhe energjie pozitive për të gjithë. Ky moment...

Familja e Albës reagon pas komenteve mbi pjesëmarrjen e saj: ‘E mbështesim 100%’

0
Familja e Albës ka reaguar përmes një postimi në Instagram lidhur me situatat e ndodhura brenda formatit ku ajo po merr pjesë, si dhe...

Abarth, macja xhenxhefili nga Padova shpallet ‘më e bukura në botë’

0
Qyteti italian i Padovës është shndërruar në një qendër për adhuruesit e maceve, duke pritur një event që kombinon spektaklin dhe konkurrencën ndërkombëtare të...

Debat në Kuvend për projektin TID Durrës: Banorët ankohen për mungesë konsultimi

0
Sot në Komisionin për Kulturën, Turizmin dhe Diasporën u zhvillua një seancë dëgjimore për projektin TID në Durrës, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve nga Ministria...

Trump paralajmëron Iranin: Marrëveshje ose sulm nga SHBA”

0
Presidenti amerikan Donald Trump ka paralajmëruar udhëheqësit iranianë për të arritur një marrëveshje, duke lënë të kuptohet se në rast refuzimi, Shtetet e Bashkuara...