13.5 C
Tiranë
Saturday, September 21, 2024
spot_img

Egla Ceno: Nuk kam marrë akoma çmimin e fitueses së Big Brother Vip 3

Egla Ceno vazhdon të jetë një ndër personazhet më të komentuar pas përfundimit të sezonit të tretë të Big Brother Vip, nga i cili ajo doli fituese. Çdo postim i saj ngjall kuriozitet te ndjekësit, dhe ajo vendosi sot të përgjigjet pyetjeve të tyre në një video live. Gjatë këtij eventi, fituesja e formatit të famshëm bëri një deklaratë të papritur: ajo zbuloi se nuk e ka marrë ende çmimin e madh prej 100 mijë euro dhe se nuk është kontaktuar nga askush në lidhje me të.

“Nuk e kam marrë akoma 100 mijëshen e Big-ut. Nuk e kam marrë akoma. Janë me pushime. Nuk më kanë kontaktuar, s’kam kontaktuar njeri“, ka thënë Egla Ceno në video live.

Kjo situatë nuk është e re për produksionin e Big Brother Vip, i cili ka përballuar kritika dhe ankesa të shumta nga ish-banorët dhe fituesit e mëparshëm. Prej muajsh, janë ngritur dyshime se premtimet për dhurata dhe çmime mund të jenë vetëm fasadë, duke u vonuar dhe harruar për periudha të gjata.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT