25.5 C
Tiranë
Tuesday, September 1, 2026

Video/ Vrasja në Velipoje: Konflikti në hotel përfundon me dy të vdekur

Një ngjarje e rëndë ndodhi mbrëmjen e djeshme në rrugën nacionale Shkodër-Velipojë, përballë hotelit “Holiday”, ku dy vëllezërit pronarë të hotelit, Edmir dhe Gëzim Frroku, vranë me armë zjarri 33-vjeçarin Ersild Ishmi dhe kunatin e tij, Arsid Hoxha, 22 vjeç.

Sipas burimeve, viktimat kishin shkuar për t’u sqaruar me pronarët e hotelit, por konflikti eskaloi në dhunë të armatosur.

Ngjarja e ka zanafillën në një incident të ndodhur më 28 qershor, kur Ersild Ishmi, gjatë një dreke në hotel, ndërhyri në një debat mes kushëririt të tij, kamerierit, dhe kuzhinierit për shkak të vonesës së porosisë. Në këtë konflikt, Ishmi kishte nxjerrë një pistoletë dhe kishte kërcënuar kuzhinierin. Pamjet e publikuara tregojnë se situata filloi me një bisedë të qetë, por më pas agravoi në konfrontim fizik, ku ishin të përfshirë edhe persona të tjerë, përfshirë një grua.

Kjo përplasje përfundoi tragjikisht me vrasjen e dy të rinjve. Policia ka nisur hetimet për të sqaruar rrethanat e ngjarjes.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

“Fute te spitali i Elbasanit se na iku”, 37-vjeçarja shtatzënë humb jetën në ambulancë...

0
Marjana Karolina Bunaj, 37-vjeçarja shtatzënë që humbi jetën teksa transportohej nga spitali i Pogradecit drejt Tiranës, priste fëmijën e saj të parë. Gruaja me origjinë...

32-vjeçari gjendet pa ndjenja në paraburgimin e Vlorës, ndërron jetë në spital – pritet...

0
Një 32-vjeçar ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në ambientet e dhomave të paraburgimit të Komisariatit të Policisë Vlorë. Viktima është identifikuar si Enea Shparthi,...

Aksidenti tragjik në Lurë–Rrëshen, zbardhen detajet: 20-vjeçari humbi jetën, dy të plagosurit jashtë rrezikut

0
Detaje të reja janë zbardhur nga aksidenti tragjik i ndodhur një ditë më parë në aksin rrugor Lurë–Rrëshen, ku humbi jetën 20-vjeçari Claudio Ndoj...